Home / Sport / Paqe në derbin e Milanos, përfundon 1-1

Paqe në derbin e Milanos, përfundon 1-1

Inter dhe Milan kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1 të derbit të Milanos, duke ruajtur pozicionet e tyre në renditjen e Serisë A, për të qenë plotësisht në garë për kualifikimin në Ligën e Kampioneve në këto javë të mbetura nga kampionati.

Alegri duket se kishte gjetur formacionin e duhur për këtë ndeshje, pasi me El Sharaui e Baloteli në sulm, me Boateng pas krahëve të tyre, Milani gjen shume hapësira në mbrojtjen zikaltër. Në një nga këto momente pasigurie, Boateng gjen të lirë El Sharauin që dërgon topin pas krahëve të Handanoviç duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Kuqezinjtë vazhdojnë dominimin dhe po të mos ishte për dy pritje të shkëlqyera të Handanoviç, Baloteli do të kishte shënuar edhe golin e dytë të kuqezinjve para fundit të pjesës së parë.
Por në fillimin e pjesës së dytë, është Interi që shfaqet më kërkues, duke kuptuar se nuk mund të dilte i mundur përballë tifozëve të vet që kishin mbushur stadiumi “San Siro”. Për më tepër, Stramaçioni gjen edhe zëvendësimin e duhur, kur hedh në fushën e lojës Skeloton në minutën e 69-të të ndeshjes, pasi mesfushori është ai që vetëm dy minuta më vonë dërgon topin në rrjete me një gjuajtje me kokë duke firmosur barazimin.
Pavarësisht tentativave të dy skuadrave dhe rasteve që shfaqen në të dy krahët, rezultati nuk ndryshon dhe si Interi, ashtu edhe Milani, duhet të kënaqen me nga një pikë në këtë sfidë, me kuqezinjtë që vazhdojnë të mbeten të tretët në klasifikimin e Serisë A.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *