Home / Lajme / Maqedoni / Parashtrohen 268 kandidatura për kryetarë të komunave dhe 350 lista këshilltarësh (VIDEO)

Parashtrohen 268 kandidatura për kryetarë të komunave dhe 350 lista këshilltarësh (VIDEO)

19 shkurt-Deri në 8 mars duhet që të kryhet edukim i detyruar i anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore, ndërsa nga data 1 deri më 21 mars komsionet zgjedhore do të organizohen, kryejnë dhe zbatojnë edukimin e anëtarëve në këshillat zgjedhore sipas Planit dhe programit të KSHZ-së.

Komisioni shtetëror zgjedhor njoftoi se për zgjedhjet e ardhshme lokale janë parashtruar 268 kandidatura për kryetarë komunash dhe 350 lista për këshilltarë. Prej të cilëve 25 janë kandidiatë të pavarur për kryetarë të komunave, ndërsa 93 kanë lista për këshilltarë.

Në mesnatë përfundoi afati për ankimime për listat e pranuara nga Komsionet Komunal Zgjedhore (KKZ).

KSHZ ende nuk i ka bërë të ditura emrat e kandidiatëve për kryetarë të komunave dhe listat e këshilltarëve.

KKZ-ja pas konfirmimit të listave të kandidiatëve për anëtarë të Këshillit dhe listave të kandidatëve për kryetarë të komunave i parashtroi KSHZ-së për verifikimin e rendidtjes në listat e vetme për kadidatë. Afati për këtë veprimtari zgjedhore skadon në mesnatë më 22 shkurt.

Shorti për verifikimin e listës së vetme të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të komunës respektivsht Këshillit të qytetit të Shkupit dhe lista e vetme e kandidatit për kryetar komune, respektivisht të qytetit të Shkupit KSHZ-ja do ta mbajë më 24 shkurt.

KKZ-të listat e vetme të konfirmuara do t’i publikojë brenda 25 ditëve nga dita e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, respektivisht më 26 shkurt deri në të gjitha venbanimet dhe vendvotimet në komuna, respektivisht në Qytetin e Shkupit. Listat e konfirmuara të kandidatëve në komuna në të cilat të paktën 20 për qind e qytetarëve flasin tjetër gjyhë zyrtare nga maqedonishtja publikohen përveç se në maqedonisht edhe në gjuhën zyrtare që e përdorin qytetarët e kësaj komune.

Më 18 shkurt, respektivisht 48 orë pas konfirmimit të listave për fundon edhe afati për sigurimin e numrit të vetëm tatimor dhe hapjen e llogarisë së transaksionit për shkak të marrjes së mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore, nga ana e partive politike, kolaicioneve, bartësve të listave të pavarura nga një grup zgjedhësish respektivisht të personave që kanë për qëllim që të kandidojnë.

Brenda 21 shkurtit KSHZ-ja duhet që të informojë zgjedhësit dhe të publikojë shkrimet në vendvotime në shtet dhe në mjetet e tjera të informimit.

Në mesnatë të 24 shkurtit KSHZ-ja e mbyll listën zgjedhore në të cilën janë kryer të gjitha ndryshimet që dalin nga kontrolli publik i shtypur në formë të certifikatave. KSHZ-ja e nënshkruan këtë listë zgjedhore në të cilën votohet brenda 15 ditëve para ditës së mbajes së zgjedhje, respektivisht më 8 mars në mesnatë.

Deri në 8 mars duhet që të kryhet edukim i detyruar i anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore, ndërsa nga data 1 deri më 21 mars komsionet zgjedhore do të organizohen, kryejnë dhe zbatojnë edukimin e anëtarëve në këshillat zgjedhore sipas Planit dhe programit të KSHZ-së.

Fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, respektivisht më 4 mars në mesnatë dhe përfundon më 22 mars. Në raundin e parë dhe të dytë të votimit fushata nuk dihet që të zgjatë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe ditës së zgjedhjeve.

NË TETOVË 4 KANDIDAT DHE 6 LISTA PËR KËSHILLTAR NË ZGJEDHJET LOKALE QË DO MBAHEN MË 24 MARS 2013 (VIDEO)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *