Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti Evropian mesazhe serioze ndaj Shkupit (VIDEO)

Parlamenti Evropian mesazhe serioze ndaj Shkupit (VIDEO)

26 Shkurt – Deputetët e Parlamentit Evropian kanë zhvilluar debate të ashpra dhe me mesazhe kritike për krizën politike në Maqedoni.

Eurodeputetët zërat kritike për krizën politike i kanë shprehur në Komisionin për punë të jashtme të PE, ku u vendos shtyrja e përkohshme e votimin e të një Projekt – Rezolute për Maqedoninë, përmes së cilës Euro-parlamenti e mbështet fillimin e pashtyeshëm të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Mesazhe kritike dhe paralajmëruese për Shkupin kanë shprehur kryesisht eurodeputetët grekë, bullgar dhe slloven, por edhe eurodeputetë të tjerë. Shtyerja e votimit të Projekt – Rezolutës u bë me kërkesë dhe rekomandim të raportuesit të Parlamentit Evropian (PE) për Maqedoninë, eurodeputetit britanik Riçard Hovit. Ky i fundit ka kërkuar që votimit të shtyhet derisa të zgjidhet kriza politike në Maqedoni. “Kriza që ka ndodhur me ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar nuk është tejkaluar. Dy partitë kryesore politike vazhdojnë akuzat mes tyre, ndërsa partia opozitare LSDM ka braktisur Parlamentit dhe kërcënohet me bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Mendimi im vazhdon të qëndrojë se Maqedonia ka shansin historik që në qershor të marrë rekomandimin pozitiv për fillimin e negociatave paraqasëse me BE-së.

Por kjo do të ndodhë vetëm nëse zgjidhet situata, e cila mund të rrënojë progresin e arritur viteve të fundit”, deklaroi raportuesi Hovit në fillimin e debatit në PE në Bruksel. Eurodeputeti britanik ka kërkuar shtyrjen e votimit të rezolutës për disa javë, ndërsa më këtë ka thënë se shpreson se shtyrja do të jetë një sinjal i qartë deri tek partitë në Shkup se duam zgjidhje të krizës politike. “Unë shoh se edhe nismat e fundit për pajtim nuk kaluan dhe se evrokomisioneri për zgjerim Shtefan Fyle ka komunikim të shkëlqyer me liderët politike dhe dëshiron zgjidhjen e krizës”, deklaroi eurodeputeti Hovit. Raportuesi “në hije” i PE-së për Maqedoninë, Eduard Kukan i bëri thirrje evrodeputetëve që të arrijnë një konsensus se si të ballafaqohen me situatën aktuale lidhur me tejkalimin e krizës politike në Maqedoni. Eurodeputetët grek kanë theksuar se zhvillimet e fundit në Shkup dëshmojnë se Greqia nuk bllokon procesin evrointegrues të Maqedonisë. “Sot shihet qartë se cili është problemi real në këtë vend. Nuk është Greqia që po bllokon, por janë problemet me gjyqësorin, korrupsionin, lirinë e medieve, moszgjidhjen e kontestit të emrit”, ka theksuar eurodeputetja greke Marieta Janaku, e cila ka kërkuar që të mos shtyhet votimi i Rezolutës, por realisht të vlerësohen zhvillimet politike në Maqedoni. Eurodeputeti slloven Zheljko Kacin ka theksuar se Maqedoni po fundoset dhe se ai i bëri thirrje elitave politike në Shkup që të shikojnë vetveten realisht në pasqyrë dhe të ndërprenë akuzat, por të gjejnë zgjidhje të krizës. Kacin ka komentuar edhe mbi identitetin e maqedonasve dhe kontradikta rreth këtij identiteti.

Eurodeputeti grek Jorgos Kumucakos ndër të tjera ka nënvizuar se Maqedonia nuk ka probleme vetëm me Greqinë, por edhe me Bullgarinë dhe Shqipërinë dhe se sipas tij, në këtë situatë vetëm Gruevski është i mençur. Ai ka kritikuar se problemet janë në Shkup, ku sipas tij, nuk funksionojnë institucionet dhe se po rrënohen standardet demokratike. Kumucakos i ka tërhequr vërejtjen eurodeputetit slloven Kukan, që të mos emërtojë qytetarët e Shkupit si maqedonas.

PARLAMENTI EVROPIAN MESAZHE SERIOZE NDAJ SHKUPIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *