Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti sot mbyll punimet për shkak zgjedhjeve lokale

Parlamenti sot mbyll punimet për shkak zgjedhjeve lokale

Shkup, 25 Shkurt – Parlamenti i Maqedonisë prej sot pasdite do të jetë në pushim, për shkak të zgjedhjeve lokale të 24 marsit.

Shërbimi për informim i institucionit legjislativ bëri të ditur se deputetët sot do të mbajnë mbledhje në disa komisione parlamentar, duke shqyrtuar ligje që janë në procedurën e leximit të dytë, ndërsa nga këto seanca do të pasojë pushimi i jashtëzakonshëm për shkak të hyrjes në fushatën e zgjedhjeve lokale. Ligjet që kanë kaluar nëpër komisione vetëm pas 24 marsit do të nisin të kalojnë në seancat e rregullta Parlamentare.

Parlamenti i Maqedonisën nga 24 dhjetori ka punuar pa praninë e opozitës maqedonase, e cila vendosi bojkotin, pas ngjarjeve të dhunshme, kur deputetët e opozitës u nxorën nga ambientet e brendshme, për shkak të bllokimit të votimit të projekt – buxhetit për vitin 2013.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *