Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: BDI pse nuk ngrit një lapidar në qendër të Kërçovës

PDSH: BDI pse nuk ngrit një lapidar në qendër të Kërçovës

Tetovë, 09 Shkurt – PDSH sërish ka akuzuar BDI dhe një nga themeluesit e saj Fazli Veliu, duke e ndërlidhur me praninë e djeshme të krerëve të kësaj partie në protestën në mbrojtje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që u mbajt në Shkup.

“Paftyrsitë e BDI-së sa vijnë e po afrohen zgjedhjet, arrijnë kulminacionin. Dje edhe njëherë, BDI-ja nëpërmjet Fazli Veliut, dajës së Alisë, u shfaq me maskën e patriotizmit, duke protestuar 1 km larg ambasadës së Serbisë, mikut të shtëpisë së tyre. Shqiptarëve të Luginës nuk ju nevojitet Fazliu, Aliu e BDI-ja, nuk ju nevojiten patetizmat dhe pafytyrësia e këtij subjekti politik që i ka marrë në qafë shqiptarët e Maqedonisë, ku për çdo ditë nënçmohen, maltretohen, burgosen, rrihen dhe vriten nga qeveria ku ata bëjnë pjesë”, theksoi deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.

Sipas tij, shqiptarëve të Luginës nuk ju nevojitet përkrahja nga ata që vranë Harun Aliun me shokë, nuk ju nevojitet përkrahja nga ata që organizuan “Monstrën”.

“Shqiptarëve të Luginës nuk ju nevojitet Fazliu, Aliu dhe BDI, sepse kjo BDI ka përkrahur ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim policor mes Serbisë dhe Maqedonisë, kjo BDI ka përkrahur bashkëpunimin në gjyqësi në mes të Serbisë dhe Maqedonisë, kjo BDI është dekoruar nga Ministri i Mbrojtjes së Sërbisë, i akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, gjeneral Dikoviç, sepse kjo BDI dhe ky Ali para disa muajve këmbëngulën të na bindin se policia e Serbisë është e reformuar, saqë u bënë lobist të Serbisë për në BE dhe NATO, kjo BDI ka ndarë mjete buxhetore për të festuar Daçiçi, Nikoliqi, Gruevski dhe Aliu betejën e Kumanovës, Sveti Savën”, deklaroi deputeti Bekim Fazliu.

Ai porositi që “nëse Fazli Veliu kishte qenë patriot pa maskë, duhet fillimisht të protestonte para selisë së BDI-së”. “Dhe krejt në fund, kemi një pyetje për Fazliun, Aliun dhe BDI-në: Pse nuk vendosni një lapidar të UÇK-së në qendër të Kërçovës dhe Shkupit?”, ka pyetur deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.

PDSH PYET BDI-n

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *