Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Qeveria të parandalojë largimin e qytetarëve nga vendi

PDSH: Qeveria të parandalojë largimin e qytetarëve nga vendi

Shkup, 01 Shkurt – Deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare në seancën e djeshme kuvendore kërkuan përgjegjësi nga ministrat e Gruevskit për largimin e shumë qytetarëve nga vendi si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike në vend.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski në përgjigjen e pyetjes së deputetes Meral Uzeiri nga PDSH-ja theksoi se Qeveria do të vazhdojë të sillet me përgjegjësi ndaj regjimit pa viza dhe përmirësimit të gjendjes ekonomike në mbarë vendin.

Ferati kërkoi përgjigje se si Qeveria do ta parandalojë largimin e shtetasve të Maqedonisë në shtetet evropiane pas marrjes së mundësisë për udhëtim pa viza, duke akuzuar se shkak për këtë është gjendja në ekonomi dhe mospasja e vendeve të punës.

Ristovski përkujtoi se Qeveria ka formuar këshill të përbërë nga zëvendëskryeministra dhe ministra, të cilët për çdo ditë komunikojnë me institucione përkatëse kompetente në suaza të BE-së të ndërlidhur me zgjidhjen dhe kapërimin e problemeve në lidhje me qytetart e Maqedonisë, të cilët udhëtojnë në vendet e Evropës Perëndimore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *