Home / Lajme / Maqedoni / Pengohet kontrabanda e stolive

Pengohet kontrabanda e stolive

Shkup, 05 Shkurt – Katër shtetas turq, kanë tentuar të trafikojnë stoli luksoze në Maqedoni.

Ata në valixhet e veta kanë bartur 1.600 copë stoli, prej të cilave një pjesë është prej argjendi dhe i punuar me dorë, por nëpunësit doganorë të Aeroportit Aleksandri i Madh i kanë parandaluar në tentimin e tyre. Bëhet fjalë për një grup muzikor nga Turqia, ndërsa stolinë që po e trafikonin ka qenë i dedikuar për një blerës në Maqedoninë Perëndimore.

“Pas aterrimit të aeroplanit turk ‘Turkish Erllajns’ nga Stambolli në Shkup, nëpunësit doganorë kanë dyshuar se katër udhëtarë transportojnë mall të paparaqitur, me ç’rast janë ndalur për t’u marrë në pyetje. Paraprakisht të njëjtit kanë tentuar t’i shmangen kontrollit doganor me atë që kanë shikuar momentin kur doganieri kontrollon udhëtarë tjerë, por doganierët i kanë ndalur para se të dalin dhe kanë kryer kontroll të detajuar. Janë sekuestruar 1600 copë, stoli filigrani, para së gjithash të përpunuar nga argjendi që sipas vlerësimeve të çmimit furnizues kushton 32 mijë euro, por në treg arrin deri 70 mijë euro”, deklaroi Vanço Kargov, drejtori i Drejtorisë Doganore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *