Home / Lajme / Maqedoni / Përcaktohet renditja në listën zgjedhore

Përcaktohet renditja në listën zgjedhore

25 shkurt-Kandidati i pavarur për komunën e Haraçinës Basri Bajrami në listën e votimit do të jetë me numër rendor 23 ndërsa Besnik Telai që garon në komunën e Çairit do të ketë numrin rendor 27. Stevçe Jakimovski në këto zgjedhje do të garojë me numrin rendor 8 i evidentuar në listën e Partisë Përparimtare Serbe

KSHZ-ja ka përcaktuar dje renditjen e listave të partive politike dhe kandidatëve të pavarur në fletën e votimit për zgjedhjet lokale të 24 marsit.

Sipas shortit sa u përket partive shqiptare RDK në listën zgjedhore rradhitet me numrin 1, BDI-ja me numrin 17 ndërsa PDSH-ja me numrin 22. VMRO-DPMNE dhe partitë e koalicionit do të përfaqësohen me 3 numra edhe atë, numri 19 do të vlejë për komunat ku VMRO-DPMNE merr pjesë me 20 partitë e koalicionit, numri 4 në ato komuna ku kjo parti garon me 19 parti të koalicionit dhe numri 6 në komunat ku partia e Gruevskit garon me 18 parti të koalicionit.

Kandidati i pavarur për komunën e Haraçinës Basri Bajrami në listën e votimit do të jetë me numër rendor 23 ndërsa Besnik Telai që garon në komunën e Çairit do të ketë numrin rendor 27. Stevçe Jakimovski në këto zgjedhje do të garojë me numrin rendor 8 i evidentuar në listën e Partisë Përparimtare Serbe

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *