Home / Lajme / Maqedoni / Përfundoi projekti njëvjeçar për integrim multietnik nëpër shkolla

Përfundoi projekti njëvjeçar për integrim multietnik nëpër shkolla

22 shkurt- “Çdoherë ka hapësirë për këtë. Aktivitetet e këtilla jashtëmësimore janë reflektim dhe udhërrëfyes i mirë se cilët pjesë nga programet mësimor eventualisht në të ardhmen do të bëheshin ndonjë lloj i arsimit të obligueshëm”, shtoi Kralev, transmeton Tv -Koha, Tetovë.

Mbi 4.000 nxënës dhe rreth 500 mësimdhënës nga shkollat fillore dhe të mesme nga disa komuna në Maqedoni janë përfshirë në projektin njëvjeçar për integrim multietnik, i financuar nga Norvegjia, ndërsa i realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Qëllimi i projektit ishte që fëmijët të njihen me gjuhën dhe kulturën e moshatarëve të tyre nga bashkësitë e tjera etnike, ndërsa mësimdhënësit të fitojnë dijeni dhe aftësi për punë në mjedise të përziera etnike. Rezultatet u prezantuan sot në përfundimin zyrtar të projektit që filloi shkurtin e vitit të kaluar, në prezencën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev dhe zëvendësit të tij Safet Neziri.

Projekti kishte pesë komponenta me aktivitete jashtëshkollore – kamp veror për multikulturë në Ohër, Autobus multi-kulti, Karvan figurativ, orë të lira “Mësojmë së bashku”, trajnim të mësimdhënësve për gjuhën dhe kulturën e bashkësive tjera dhe trajnim të kuadrit udhëheqës për menaxhim të shkollave në mjedise të përziera etnike.

“Besoj se ky projekt do t’u mundësojë këtyre nxënësve të kenë mirëkuptim dhe besim më të madh mes vete dhe në këtë mënyrë të jenë ndërtuesi themelor i procesit arsimor të Maqedonisë, i cili duhet të krenohet me aspektin e tij multikulturor”, theksoi ministri Pançe Kralev.

Sipas të inkuadruarve në projekt, aktivitetet kanë qenë shumë të suksesshme dhe për këtë arsye, deklaroi Kralev, MASH-i do të vazhdojë t’i realizojë edhe në të ardhmen dhe do t’i financojë nga buxheti i vet. Për shkak të efekteve pozitive, aktivitetet jashtëshkollore nga ky projekt janë në rrugë të mirë të bëhen pjesë edhe e mësimit të rregullt dhe të futen në programet mësimor për mësim të multietnicitetit, transmeton Tv -Koha, Tetovë.

“Çdoherë ka hapësirë për këtë. Aktivitetet e këtilla jashtëmësimore janë reflektim dhe udhërrëfyes i mirë se cilët pjesë nga programet mësimor eventualisht në të ardhmen do të bëheshin ndonjë lloj i arsimit të obligueshëm”, shtoi Kralev, transmeton Tv -Koha, Tetovë.

Zëvendësi i tij Safet Neziri në pyetjen e gazetarëve për tabelat e katër shkollave fillore në Çair të cilat u hoqën në fillim të vitit shkollor dhe u zëvendësuan me emra të rinj, të cilat ende është në vijim procedura ligjore, u përgjigj se bëhet fjalë për problem teknik, e jo esencial. theksoi se për të gjitha temat e lidhura me arsimin bisedon me ministrin dhe, siç tha çdoherë ka disponim të gjehet zgjidhje adekuate për tejkalim të gjendjeve, transmeton Tv -Koha, Tetovë.

“Në këto shkolla problemi është i karakterit teknik, ndërsa problemi esencial është zgjidhur. Normalisht po zhvillohet procesi efukativo-arsimor, edhe formalisht edhe juridikisht, si edhe në të gjitha shkollat në të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë”, tha Nezir

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *