Home / Lajme / Maqedoni / Përvoja Italiane, ndihmon Maqedoninë në Turizëm

Përvoja Italiane, ndihmon Maqedoninë në Turizëm

Në forum, që mbahet në kuadër të Projektit RI.QUA. që e financon Ministria italiane për Zhvillim Ekonomik, morën pjesë 12 kompani italiane nga sfera e hotelerisë, prodhimit të mobilieve, rregullimit të brendshëm dhe pajisjes për kuzhina profesionale dhe përfaqësues të 35 firmave nga Maqedonia.

-Qëllimi i RI.QUA. Projekti është harmonizimi i standardeve teknike në hotelieri dhe turizëm në sigurimin e ushqimit dhe përgatitjes së ushqimit të shëndoshë në hotelieri, restorante dhe ketering. Krahas në Maqedoni, ky projekt realizohet edhe në Shqipëri dhe Mal të Zi, tha Jelisaveta Georgieva, drejtor ekzekutiv i Odës ekonomike të Maqedonisë.

Ambasadori italian në Maqedoni, Fabio Kristiani potencoi se mes Maqedonisë dhe Italisë ka shumë potenciale për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. -Italia është në vendin e pestë sipas vëllimit të këmbimit të përgjithshëm ekonomik që e ka Maqedonia me botën. ne aspak nuk jemi të kënaqur me atë dhe vlerësoj se shumë shpejtë do të jemi më lartë se vendi i pestë, pasi industritë e Maqedonisë dhe të Italisë kanë shumë çka të ndajnë, tha Kristiani. Përfaqësuesi i Odës Ekonomike të rajonit Veneto, Fabricio Alvisi tha se në Veneto ka rreth 450 mijë firma, të cilat nuk janë të interesuara vetëm për shitje, por do të dëshironin të gjejnë edhe partnerë të tyre në vendet e huaja.

-Ne jemi rajon udhëheqës në Itali në sektorin turizëm me 63 mijë tur-operatorë. Shpresoj se përvoja ynë mund të shfrytëzohet edhe në Maqedoni përmes projekteve të përbashkëta. Krahas kësaj, ekziston edhe mundësi për bashkëpunim në sferën e industrisë automoblistike, sektorit bujqësor-ushqimor dhe energjetikës, tha Alvisi.

Në 11 muajt e parë të vitit 2012 këmbimi i përgjithshëm mes Maqedonisë dhe Italisë ka qenë 650 milionë dollarë amerikanë dhe ka rritje mesatarisht për 4katër për qind të eksportit dhe importit. prej tyre 140 milionë janë eksport, ndërsa 510 milionë import nga Italia. Më së shumti eksportohet feronikël, tekstil, djathë dele dhe prodhime ushqimore, ndërsa importohen këpucë, prodhime tekstili dhe ferosilicium. Në vitin 2011 këmbimi i përgjithshëm i jashtëm tregtar mes dy vendeve shënon rritje prej 25 për qind në krahasim me vitin 2010.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *