Home / Lajme / Maqedoni / Petrov: LSDM nuk do të merrë pjesë në zgjedhje

Petrov: LSDM nuk do të merrë pjesë në zgjedhje

Sekretari dhe deputet i LSDM-së, Andrej Petrov, ka përsëritur për një televizion lokal qëndrimin e opozitës se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, nëse nuk arrihet marrëveshja për zgjedhjet e parakohshme.

Ai ka thënë se situata aktuale është kriza më e madhe pas asaj të vitit 2001, ndërsa ka ripohuar se opozita nuk do të mbyll sytë për shkeljet më të vrazhda të Kushtetutës dhe të ligjeve nga ana e pushtetit.

-Maqedonia është në krizën më të madhe politike pas atyre ngjarjeve që çuan në Marrëveshjen e Ohrit. Ndodhitë e 24 Dhjetorit shkaktuan shqetësim të madh tek qytetarët. Atë ditë e pamë në vepër si po sillet pushteti. E theu Kushtetutën. I theu procedurat për miratimin e buxhetit, me çka u pa se ky pushtet po sillet ndryshe me BDI-në. Pastaj, me forcë na nxorën jashtë Kuvendit, ka deklaruar Petrov.

Sipas tij, goditja me shufër ndaj kreut të opozitës, Branko Cërvenkovski, nga ana e Policisë, -tregon më së miri për pushtetin totalitar i cili po drejton shtetin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *