Home / Lajme / Maqedoni / Petrov: Zgjedhje të parakohshme parlamentare ose bojkot

Petrov: Zgjedhje të parakohshme parlamentare ose bojkot

Shkup, 09 Shkurt – Pa zgjedhje parlamentare, opozita e udhëhequr nga LSDM-ja nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në mars të këtij viti.

Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Andrej Petrov gjatë protestës së frontit opozitar, të cilën e cilësoi si një nga protestat më masive të ditëve të fundit. Petrov tha gjithashtu se mandatet e deputetëve opozitarë do të kthehen atëherë kur ata do të vlerësojnë se nuk do të ketë më rrugëdalje nga kriza politike. Sipas tij, Maqedonia më 24 mars do të zgjohet pa opozitë në zgjedhjet lokale dhe pa deputetë opozitarë në kuvend.

‘Pa një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë zgjidhje për dalje nga kjo krizë. Nëse nuk mblidhet kapacitet i mjaftueshëm politik nga ana e pushtetit që ky fakt të pranohet, Maqedonia me datën 24 mars do të jetë një vend pa opozitë në zgjedhjet lokale dhe vend ku nuk do të ketë deputet opozitarë në kuvend’, tha Andrej Petrov nga fronti opozitar.

Karakteristikë tjetër e karvanëve të sotëm të frontit opozitar ishte edhe prania gjithnjë e më shumë e protestuesve shqiptarë të cilët në veturat e tyre valëvitnin flamujt kombëtar. Njëri nga këta protestues u shprehë se ai dhe shqiptarët janë të pakënaqur nga politika e kësaj Qeveria dhe për këtë shkak ndodhen sot para qeverisë.

‘Le ta dinë shqiptarët se çka jemi tu vuajt ne në Maqedoni, le të dalin të gjithë, le të kërkojnë të drejtat e veta pasi shumë prej tyre janë të prekur nga papunësia, fëmijët na kanë mbetur pa shkollë, shumë jemi duke vuajtur dhe le ta dinë se ne nuk jemi të kënaqur nga kjo Qeveri fare’, tha njw protestues.

Karvanët protestues të frontit opozitar u mblodhën sot nga tre drejtime; nga lagjet Aerodrom, Autokomandë dhe Gjorçe Petrov, për t’u grumbulluar para Qeverisë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *