Home / Sport / Pistorius para gjyqit: Kujtova se ishte hajdut!

Pistorius para gjyqit: Kujtova se ishte hajdut!

Sot është mbajtur seanca e parë e gjyqit për Oskar Pistorius, atletin paralimpik që akuzohet se ka vrarë me qëllim të dashurën e tij, Riva Stenkamp në mëngjesin e Shën Valentinit. Akuza ka kërkuar burgim të përjetshëm me motivimin se vrasja ishte e qëllimshme, ndërsa vetë atleti insiston se ka qenë i pafajshëm.

Prokurori i çështjes zbuloi se si Pistorius kishte vendosur këmbët e tij me fibër karboni dhe pasi kishte ecur rreth 7 metra, kishte qëlluar ndaj viktimës që gjendej brenda në banjë.
Por avokati i Pistorius ka lexuar një deklaratë të nënshkruar të atletit, i cili nuk mund të tregonte vetë në sallë çfarë kishte ndodhur pasi u shfaq shumë i tronditur duke qarë me dënesë gjatë të gjithë kohës.
Sipas Pistorius, ai është zgjuar nga një zhurmë në banjë, duke besuar se ishte një hajdut dhe ishte ndjerë i pambrojtur pa këmbët e tij prostetike. Për këtë arsye i kishte vënë menjëherë, kishte thërritur para se të gjuante me pistoletë drejt derës së banjës. Ai më pas ishte ndërgjegjësuar që e dashura e tij nuk gjendej në shtrat dhe kishte kuptuar që pas derës së banjës mund të gjendej pikërisht ajo. Atleti ka përshkruar se si ka thyer derën e tualetit me një shkop kriketi, dhe e kishte gjetur të shtrirë në tokë. Ai përshkruan se Stenkamp kishte qenë ende gjallë, ndërsa kishte vdekur në krahët e tij pasi ai kishte telefonuar urgjencën.
Por pavarësisht kësaj dëshmie, gjykatësi ka vendosur të mos lejojë kaucionin për atletin e famshëm, që do të jetë kësisoj i detyruar që të qëndrojë në qelitë e paraburgimit derisa të caktohet data e gjyqit të mirëfilltë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *