Home / Lajme / Rajon / Plagosen dy shqiptarë në Austri nga një sulm i armatosur

Plagosen dy shqiptarë në Austri nga një sulm i armatosur

Nga sulmi i armatosur ndaj një restorant – picerie në Worgl të Insbrukut të Austrisë kanë mbetur të plagosur dy të rinj shqiptarë.

Policia theksoi se dy shqiptarët të moshave 19 dhe 25 vjeçar ishin kalimtarë të rastit dhe ata u qëlluan nga breshëri i plumbave nga sulmi që ishte kryer ndaj picerisë, që kishte si pronarë një turk.

Policia austriake, transmeton qik-u njoftimin, theksoi se mund të bëhet fjalë për tentim për hakmarrje midis grupeve të interesit dhe se në këtë sherr dyshohet për përfshirjen e shqiptarëve dhe turqve. Por pronari i restorantit ka mohuar një gjë të tillë dhe se në deklaratën e tij ka pohuar se sulmi nuk ka të bëjë me shqiptarët, por me ekstremistë të djathtë austriakë, të cilët edhe kohë më parë në murin e kësaj picerie kishin vendosur grafite me shenjën e nazizmit.

Ekspertët austriakë të kriminalistikës theksuan se po punojnë intensivisht për të zbardhur rastin.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *