Home / Lajme / Maqedoni / Plagoset me thikë një nxënësi shqipëtar i shkollës së mesme në Strugë, nga i dyshuari maqedonas

Plagoset me thikë një nxënësi shqipëtar i shkollës së mesme në Strugë, nga i dyshuari maqedonas

Strugë, 05 Shkurt – Pas një zënke ndërmjet dy grupeve në oborrin e shkollës së mesme “Niko Nestor”, më së keqi e ka pësuar nxënësi G.K. (16) nga fshati Koroshishtë, i cili është goditur me mjete të forta në kokë dhe në qafë si dhe është plagosur me thikë nga persona që sipas familjarëve kanë qenë të moshës madhore dhe nuk kanë qenë nxënës të shkollave të mesme, të nacionalitetit maqedonas.

Nxënësi G.K (16) menjëherë është dërguar në spitalin e qytetit dhe është hospitalizuar në repartin e kirurgjisë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Mjeku kujdestar në repartin e kirurgjisë, dr. Nikolla Duni-specialist kirurg, nuk deshi të prononcohet lidhur me rastin, duke thënë se deklaratë për gazetar do të jap ditën e nesërme drejtori, ndërsa sa i përket gjendjes së nxënësit të plagosur shkurt tha: “Është në gjendje stabile shëndetësore por nën përkujdesjen e mjekut”.

Ndërkaq, prindi-babi i nxënësit të plagosur G.K dhe familjarët e tjerë, pohuan informacionin se ndër sulmuesit dy prej tyre nuk kanë qenë nxënës të shkollave të mesme të Strugës, duke shtuar se “G.K. ka ndërhyrë që ti ndajë të tjerët të përfshirë në incident dhe duke tentuar ti ndaje, e ka pësuar më së keqi”. Ata pohojnë se në oborrin e shkollave të mesme ka roje kujdestar dhe kamera investiguese që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Rastin e plagosjes e kanë pohuar edhe nga SPB-ja në Ohër, të cilët presin raportin e hollësishëm nga Stacioni i policisë në Strugë dhe janë vënë në kërkim të identifikimit dhe kapjes së kryesve të kësaj vepre dhe zbardhjen e plotë të rastit. Nga drejtoria e shkollës së mesme “Dr.Ibrahim Temo” kanë mohuar kategorikisht se në incident kanë qenë të përfshirë nxënësit e kësaj shkolle.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *