Home / Lajme / Maqedoni / Policia: Kronika e zezë (VIDEO)

Policia: Kronika e zezë (VIDEO)

26 Shkurt – Në shkollën fillore ” SALI LISI ” në Dobërdoll të Gostivarit grabiten 11 kompjutor laptop.

Shkolla fillore “Sali Lisi” në fshatin Dobërdoll të Gostivarit ka qenë cak i grabitjes gjatë fundjavës. Sipas MPB-së nga kjo shkollë janë grabitur 11 kompjuterë laptopë dhe gjësende të tjera. Sipas ekspertizës policore, grabitësit kanë hapur njërin nga xhamat e shkollës dhe kanë hyrë në klasën e informatikës ku kanë grabitur kompjuterët. MPB ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masat për të zbardhur këtë grabitje.

Grabitja e laptopëve në shkolla gjatë fundjavës ka ndodhur edhe në një shkollë të Hasanbegut në Shkup, me ç’rast janë grabitur rreth 30 kompjuterë.

Persona të panjohur në mes 22 dhe 25 shkurt, kanë vjedhur veturën “Ford Tranzit” me targa të Tetovë, pronë e firmës Euro-Metal 99, e cila ka qenë e parkuar në rrugën Vidoja Smilevski Batro, në anën e kundërt të supermarketit Vero, në Tteovë. “Çmimi I veturës së vjedhur sipas pronarit P.Gj nga fshati Zhilcë, arrinë vlerën rretrh 4 mijë euro.Policia ka ndërmarrë aktivitete për zbardhjen e kësaj vjedhje, për gjetjen e kryerësve dhe veturës”, njoftoi Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

POLICIA: KRONIKA E ZEZË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *