Home / Sport / Policia kundër Pistorius: Gënjen! Qëlloi me dashje!

Policia kundër Pistorius: Gënjen! Qëlloi me dashje!

Oskar Pistorius ka qëlluar me dashje me pistoletë të dashurën e tij. Policia e Pretorias nuk i ka besuar rrëfimit të atletit dhe e ka akuzuar atë për vrasje të qëllimshme të të dashurës.

Atleti u paraqit sot para gjyqit me shpresën se do të caktohej një kaucion për të, deri në momentin kur të shfaqej përsëri para gjykatës, por akuza ka treguar disa nga detajet e vrasjes, duke shtyrë gjykatësin që të urdhëronte arrestimin e tij të paktën deri në seancën e dytë që do të mbahet të martën.
Sipas shtypit vendas, policia nuk beson aspak në versionin e dhënë nga atleti se e ka ngatërruar modelen 30 vjeçare me një hajdut për dy arsye shumë të thjeshta. E para është se komshinjtë e kanë dëgjuar duke u zënë gjatë të gjithë natës me modelen Riva Stenkamp, dy orë para se ta qëllonte me armë zjarri. Ndërsa e dyta është se viktima ka qenë e mbyllur në tualet ndërsa atleti e ka qëlluar nga jashtë derës duke e goditur për vdekje.
Ndonëse pala mbrojtëse ka refuzuar menjëherë akuzën e vrasjes së qëllimshme, Pistorius është shfaqur shumë i tronditur para gjyqit dhe ka shpërthyer në të qara në momentin kur është lexuar vendimi. Më pas, ai është shoqëruar nga policia në një komisariat ku do të qëndrojë të paktën deri të martën, kur të zhvillohet seanca tjetër.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *