Home / Sport / Politikë në ndeshjen e Ligës së kampionëve, Valencia-PSG: Kosova është Serbi!

Politikë në ndeshjen e Ligës së kampionëve, Valencia-PSG: Kosova është Serbi!

Tani nuk dihet nëse ky veprim del nga tifozët francez aspo serb mbetet mister.

Në ndeshjen e Ligës së kampionëve ndërmjet Valencias dhe PSG-së është shpalosur një transparent, i cili nuk kishte kurrfarë lidhjesh me ndeshjen në Mestalla, i cili u takoi mysafirëve me rezultat 2:1. UEFA rreptësisht ndalon transparentet me mesazhe politike, mirëpo nuk ka arritur të ndalë një grup tifozësh, që ishin gjendur në sektorin ku ishin vendosur tifozët e klubit parisien, të shpalosin transparentin “Kosovo is Serbia”.

Afër këtij transparenti ishte vendosur edhe flamuri serb, ndërsa një detaj të tillë në tribunë e kishte vërejtur dikush me një fotoaparat dhe e kishte vendosur në një rrjet social.

Tani nuk dihet nëse ky veprim del nga tifozët francez aspo serb mbetet mister.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *