Home / Lajme / Maqedoni / Pomeroj: Mos e humbni besimin në demokraci

Pomeroj: Mos e humbni besimin në demokraci

Çështjet e hapura, siç ishte rasti me buxhetin, duhet të zgjidhen në procedurë kuvendore, në pajtim me qeverisjen e të drejtës, konsideron Erl Pomeroj, ish-kongresmen amerikan dhe anëtar i Komisionit për mbështetje të demokracisë e cila është e angazhuar edhe në bashkëpunim me Maqedoninë.

Sipas Pomerojit, edhe Kongresi amerikan shpeshherë ballafaqohet me vështirësi në punë, por duhet të ketë respekt për qeverisjen e të drejtës dhe procesit demokratik. “Kuvendi ndërtohet që të zgjidhen çështjet e vështira politike. Ajo që ndodh në Kongresin e SHBA-së ose në Kuvendin e Maqedonisë, tregon se sa të vështira janë çështjet që duhet të zgjidhen dhe se sa i ndërlikuar mund të jetë procesi politik”, tha Pomeroj.

Sipas tij, më e rëndësishme është që asnjëherë të mos humbim besimin në demokraci. “Këto institucione e reflektojnë vullnetin e popullit dhe problemet duhet të zgjidhen, sipas qeverisjes së të drejtës, në kontekst të punës së Kuvendit”, theksoi Pomeroj, ish-përfaqësues shumëvjeçar i Dakotës Verior në Kongresin e SHBA-së.

Pomeroj, si anëtar i theksuar i Partisë Demokratike, konsideron se në mandatin e dytë të presidentit Obama hyhet me siguri të përforcuar për vendin e Maqedonisë në NATO. “Kushte periudhë, në fillim të mijëvjeçarit, kur dyert e NATO-s ishin të hapura dhe karakteri i Aleancës ndryshoi shumë shpejtë dhe madje kishte shqetësim për anëtaret të cilat nuk janë në NATO. Mendoj se tani ka më shumë konsenzus dhe bindje se deri ku do të jetë pikëmbërritja e zgjerimit të NATO-s dhe se zgjerimi gradual me vendet si Maqedonia, e cila shumë qartë tregoi se duhet të hyjë, është punë pozitive”, konsideron Pomeroj.

Sipas tij, theksi i punës i sekretarit të ri të shtetit Xhon Keri do të jetë drejt Evropës, si komponentë qendrore e angazhimit të SHBA-së.

Gjithashtu lexo

Lojtarët e Fenerbahçes vizitojnë Spitalin “Istanbul Medica”

Në zyrat e spitalit Istnabul Medica në Shkup sot kanë qëndruar për vizitë përfaqësues të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *