Home / Sport / Portieri Doni: Te Liverpuli isha pranë vdekjes!

Portieri Doni: Te Liverpuli isha pranë vdekjes!

Ish-portieri i Romës e Liverpulit, Doni, ka zbuluar se ai ka pësuar një atak kardiak gjatë vitit të kaluar, që shpjegon arsyen pse ka qenë për një periudhë kaq të gjatë larg fushave të lojës. Braziliani 33 vjeçar ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me të kuqtë në maj, pikërisht në javën e fundit të kampionatit të kaluar dhe që atëherë ka qëndruar pushim.

Liverpuli, që refuzoi të komentonte situatën e lojtarit, deklaroi se largimi i tij drejt Botafogos në merkaton e janarit, ishte për arsye personale, por ka qenë vetë portieri brazilian që ka treguar se si ka rrezikuar jetën për shkak të këtij problemi shëndetësor.
“Unë për pak kalova “në anën tjetër”. Kam pësuar një atak kardiak për rreth 25 sekonda”, tha braziliani për calciomercato.com.
“Kam qenë te një prej doktorëve më të mirë në Evropë dhe ai më ka ekzaminuar me vëmendje. Ai më tha se kisha nevojë për disa muaj pushim. Tani më duhet të qëndroj pa u aktivizuar deri në prill, e më pas mund të kthehem në fushën e lojës, pasi dua të luaj në kampionatin e vitit 2014 në Brazil”, tha lojtari, i cili më pas për mediat braziliane ka treguar se këtë atak kardiak e ka pësuar gjatë testimeve me klubin.
“Unë kam pasur gjithmonë aritmi dhe gjatë disa testeve fizike me Liverpulin kam pësuar këtë atak kardiak. Kjo është arsyeja pse u largova nga futbolli aktiv për momentin”, tha Doni.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *