Home / Sport / Portieri Isakson, më spektakolar se Mesi

Portieri Isakson, më spektakolar se Mesi

Bëhet fjalë për momentin e minutës së 57-të të ndeshjes, kur Lionel Mesi kaloi topin mbi portierin Andreas Isakson, por ky i fundit reagoi me shpejtësi duke u kthyer dhe me roveshatë largoi topin nga vija fatale.

Argjentina ka mundur 3-2 Suedinë në takimin miqësor të luajtur mbrëmë, por momenti më i bukur i ndeshjes ka qenë ai kur nuk është shënuar një gol. Bëhet fjalë për momentin e minutës së 57-të të ndeshjes, kur Lionel Mesi kaloi topin mbi portierin Andreas Isakson. Por ky i fundit reagoi me shpejtësi duke u kthyer dhe me roveshatë largoi topin nga vija fatale duke shpëtuar portën e tij nga një gol i sigurt, për t’i mohuar talentit argjentinas një gol në këtë ndeshje. Gjithsesi, Mesi ka marrë ngushëllimin e rastit disa minuta më vonë, kur një tifoz ka hyrë në fushë vetëm për ta përshëndetur futbollistin, duke e puthur në ballë idhullin e tij.

Linku: http://www.youtube.com/watch?v=0tfjr4v90r8&feature=youtu.be

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *