Home / Sport / Porto siguron një avantazh minimal ndaj Malagas

Porto siguron një avantazh minimal ndaj Malagas

Porto ka arritur t’i shkaktojë humbjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve ekipit spanjoll të Malagas, që në këtë edicion ka qenë një nga surprizat më interesante.

Në takimin e luajtur në “Estadio Do Dragao”, kampionët e Portugalisë kanë zhvilluar një lojë më të mirë ndaj rivalëve të tyre spanjollë, por nuk kanë konkretizuar rastet e krijuara. Ndeshja është vendosur nga një gol i mesfushorit Zhoao Mutinjo në minutën e 56-të, me lojtarin që ka kaluar topin mes këmbëve të portierit kundërshtar.
Por rezultati 1-0 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në “La Rosaleda”, pasi Majorka ka treguar se ka një përbërje mjaft cilësore dhe jo rastësisht pretendon që të kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *