Home / Lajme / Rajon / Presidentët nisin përfundimin e dialogut

Presidentët nisin përfundimin e dialogut

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë po hyjnë në një fazë të re të zhvillimit. Më 6 shkurt, në Bruksel do të takohen presidentja e Kosovës Atiefete Jahjaga dhe ai i Serbisë, Tomislav Nikolic.

Ata pritet që t’i japin mbështetje dialogut të deritashëm të zhvilluar nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Dacic.

Burime në Bruksel i kanë thënë gazetës “Tribuna Shqiptare” se kabinetet e të dy presidentëve kanë vendosur që 6 shkurti të jetë dita e takimit, e jo 4 shkurti, datë në të cilën është përpjekur që t`i takojë presidentët kabineti i baroneshës Ashton.

“Takimi do të jetë i formës së njëjtë më katër takimet që tashmë kanë ndodhur mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Në takim nuk do të ketë simbole, ndërkaq do të diskutohet për marrëveshjet e arritura mes dy kryeministrave, si dhe do të hapet ideja e përfundimit të dialogut për normalizim marrëdhëniesh me anë të një Traktati të Paqes, që do të quhet ‘marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve’. Kjo marrëveshje do të mbajë firmën e të dy presidentëve”.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *