Home / Sport / Presidenti Ivanov i priti kampionin Evropian, Berat Jakupin

Presidenti Ivanov i priti kampionin Evropian, Berat Jakupin

Presidenti Gjorge Ivanov sot i priti anëtarët e reprezentacionit të karatesë të Maqedonisë, të cilët morën pjesë në Kampionatin Evropian për kadetë dhe juniorë më të vjetër, i cili u mbajt prej 8 deri më 10 shkurt në Konja, Republika e Turqisë.

Rasti i pritjes së delegacionit të Federatës së karatesë së Maqedonisë është suksesi i reprezentuesve të Maqedonisë, të cilët fituan një medalje të artë me Berat Jakupin dhe dy medalje të bronzit në Kampionatin Evropian ku morën pjesë 800 garues nga 44 vende.

Në takim, presidenti Ivanov dërgoi urime për arritjen e suksesit të madh të karateistëve nga Maqedonia dhe njëherit i porositi që në të ardhmen me angazhime maksimale dhe jetë të rregullt sportive të vazhdojnë me dinjitet ta përfaqësojnë Republikën e Maqedonisë në garat e mëdha sportive në konkurrencën e seniorëve.

“Sukseset sportive janë suksese me të cilat të gjithë të rinjtë në mënyrë të drejtpërdrejtë identifikohen. Me rezultatet e larta të cilat në mënyrë konstante i kanë shënuar, ndërsa veçanërisht me medaljet e fituara në këtë Kampionat Evropian, ju treguat se jeni një shembull jashtëzakonisht pozitiv, për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. Fitorja bashkon, ndërsa ne të bashkuar në fitore të reja sportive mund ta përsërisim gëzimin të cilin na e sollën basketbollistët dhe hendbollistët”, theksoi presidenti Ivanov.

Në kontekst të kësaj shtoi se sporti është veçanërisht fushë e rëndësishme për integrimin dhe zhvillimin e tolerancës së ndërsjellë për çka flet edhe projekti i realizuar “Sporti i faktor për tolerancë, bashkim dhe respektim”, i cili u has në internimin e madh te të rinjtë.

Anëtarët e Federatës së karatesë të Maqedonisë u falënderuan për mbështetjen e vazhdueshme dhe mirënjohjet e shprehura nga presidenti i Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *