Home / Sport / Presidentja Jahjaga takohet me Xherdan Shaqirin

Presidentja Jahjaga takohet me Xherdan Shaqirin

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar dje në Mynih me futbollistin kosovar Xherdan Shaqiri. Numri 1 i shtetit kosovar zhvilloi këtë takim krejtësisht miqësor me mesfushorin e Bajern Mynih që luan për kombëtaren e Zvicrës, por që ka deklaruar kudo krenarinë e tij se është kosovar.

Znj. Jahjaga përgëzoi Shaqirin për paraqitjet e tij dhe faktin se i ka bërë një reklamë të mirë të vlerave të Kosovës në të gjithë botën. Ajo e ka cilësuar futbollistin si një nga ata të rinj të talentuar që po tregojnë vlerat e tyre në të gjitha fushat e jetës nëpër botë.
Nga ana e vet, Shaqiri i ka dhuruar Presidentes Jahjaga një fanellë të tijën të Bajern Mynih, ndërsa e ka falënderuar për hapat e rëndësishëm që po merr shteti kosovar për të mbështetur rritjen e sportit në Kosovë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *