Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet monografia “Josif Bageri Rilindasi shqiptar” (VIDEO)

Promovohet monografia “Josif Bageri Rilindasi shqiptar” (VIDEO)

Tetovë, 20 Shkurt – Në universitetin Shtetëror të Tetovës është promovuar monografia “Josif Bageri – Rilindasi shqiptar”, me autor Branisllav Sinadinovski.

Në këtë promovim kanë qenë të pranishëm studentë, profesorë, ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës në Maqedoni, Arben Çejku respektivisht Ylber Hysa, zëvendës ministri i arsimit Safet Neziri, funskionarë të tjerë të partisë shqiptare në pushtet.

Realizimi i këtij libri është mundësuar në një bahskpunim të ngushtë mes USHT-së, Shoqatës joqeveritare “Josif Bageri” dhe Biblotekës së Tetovës. Profesori Ejup Ajdini, tha se që para njëzet viteve ka filluar të merret me shkrimet për Josif Bagerin duke rikujtuar se në atë kohë ka shkruar një artikull me titull “Shpirti i Rekës nuk vdes” që më pas i “Është shumë përgjjegjësi të shkruash për Josif Bagerin sepse është një person shumë dimensional por njëkohësisht është edhe kënaqësi, sidomos kur kemi të bëjmë me një intelektual siç është Bransillav Sinadinovski i cili shkruan këtë vepër duke njohur për së afërmi jetën e banorëve të Rekës së Gostivarit”, tha Ajdini. Drejtoresha e bibliotekës së Tetovës Fitore Reshiti, tha se ky promovim nuk do të ishte i mundshëm pa një bashkëpunim mes USHT-së dhe Shoqatës Josif Bageri. “Promovimet e këtilla gjithmonë janë pëkrrahur dhe do të vazhdojmë të përkrahim ne si biblioetkë”, tha Reshiti.Autori i librit Branisllav Sinadinovski tha se Josif Bageri është një model i bashkëjetesës në mes shqiptarëve dhe maqedonasve. “Josif Bageri, është një person i cili ka ka luftuar për bashkimin e shqiptarëve , ai ka qenë një person i cili ka luftuar në ndarjet fetare dhe racore duke thirrur në bashkimin e shqiptarëve në lidhje të besës dhe gjakut. Edhe pse Josif Bageri nuk ka pasur një shkollim të mjaftueshëm atë mud ta krahasojmë me shumë shkrimtar të njohur botëror “, tha Sinadinovski.

Autori Branisllav Sinadinovski edhe pse nuk di të flasë gjuhën shqipe megjithatë ai thotë se “unë janë një shqiptarë i Rekës së Gostivarit”. Kjo është vepra e tij e 36 e botuar deri më tash. Në këtë promovim folën edhe profesori universitar Vllado Popovski, profesoresha Aurora Ndriu, kurse fjalë përshëndetëse pati edhe dekani i fakultetit të Filoologjikut Arbër Çeliku.

PROMOVOHET MONOGRAFIA E ” JOSIF BAGERIT ” ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *