Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet monografia kushtuar Nexhat Agollit (VIDEO)

Promovohet monografia kushtuar Nexhat Agollit (VIDEO)

Është promovuar monografia e veprimtarit Nexhat Agollit me autor Mahi Nesimi. Libri “Nexhat Agolli veprimtar i haruar”, flet për jetën dhe veprën e këtij veprimtari i cili veproi në një kohë shumë të ëvshtirë. Recezenti i kësaj vepre Nebi Dervishi tha se “kjo është një vepër kushtuar një atdhetari për të cilin ka pasur nevojë të shkruhet pasi që deri më tash për atë nuk ka pasur asnjë vepër të shkruar dhe kjo është një nisme e mirë që në të ardhmen t`ju ndihmohet studjuesve”, tha historiani Dervishi.

Ndërsa shkrimtari i kësaj monografie Mahi Nesimi tha se Nexhat Agolli ka një meritë të madhe në rajonin Pollogut . “Ai ka merita të mëdha për popullin shqiptarë të Maqedonisë duke hapur shumë shkolla kurse kontributi i tij në Tetovë është se, ai ishte iniciator për hapjen e shkollës fillore “Liria” në Tetovë. Për të shkruar këtë libër është konsulltuar një material i madh në shumë arhiva të vendit”, tha Nesimi.

Këtë vepër e ka finacuar komuna e Tetovës, dhe në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti. “Me këtë vepër tregojmë se edhe në shqiptarët jemi shtet formues në këtë shtet dhe kemi shumë intelektualë të cilët janë haruar. Unë pata mundësi për ta lexuar këtë vepër dhe me të vërtet kam pasur shumë çka për të mësuar”, tha Bexheti.

Ndryshe, Nexhat Agolli lindi më 1914 në Dibër të Madhe ndërsa u vra më 28 prill 1949. Ai është i njohur në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë për veprimtarinë e tij kundër doktrinës sërbe, për të cilën veprimtari edhe torturohet deri në vdekje në vitin 1949, kur në këtë kohë ishte në funksion të nënkryetarit të qeverisë së Republikës së sapoformuar Socialiste të Maqedonisë.

PROMOVOHET MONOGRAFIA E ATDHETARIT TË HARUAR NEXHAT AGOLLI (VIDEO)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *