Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet studimi i parë rajonal për zhvillim të e-Qeverisë (VIDEO)

Promovohet studimi i parë rajonal për zhvillim të e-Qeverisë (VIDEO)

21 shkurt-Në studim hulumtohen modalitetet më të mira për përmirësim të produktivitetit, efikasitetit dhe efektivitetit të Qeverive në gjetjen e rekomandimeve të shumta, dhe me tentim që të identifikohen sfidat. Vërehet në sfert se ku është më e nevojshme të punohet në ndërtimin e kapaciteteve të administratës publike.

Studimi i parë rajonal për zhvillim të e-Qeverisë u promovua sot në Shkup. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski sot e hapi takimin dyditor të Rrjetit rajonal për e-Qeveri, në të cilin u prezantua ky studim.

“Ky studim rajonal është me rëndësi të posaçme për Republikën e Maqedonisë dhe vendet e rajonit, për shkak se analizohet zhvillimi individual në të gjitha segmentet e e-Qeverisë, ndërsa rezultatet krahasohen me të tjerat vende të cilave u dedikohet studimi, si dhe me praktikat më të mira në Bashkimin Evropian. Rekomandimet e propozuara në studim të bëra në bazë të analizava të realizuara japin pamje të re në atë se si mundet edhe më shumë të përmirësohe gjendja në sferën e e-Qeverisë, e cila është një prej nxitësve kryesor të reformave në administratën publik”, tha në fjalimin e tij ministri Ivanovski.

Studimi komparativ rajonal për e-Qeveri është e para e këtij lloji e Shkollës rajonale për administratë publike (ReSPA) në sferën e reformave në administratën publike në vendet e Ballkanit Perëndimor, qëllimi kryesor i të cilit është përmirësimi i nivelit të implementimit të e-Qeverisë në vendet anëtare të ReSPA-s, në mënyrë që i merr parasysh gjendjet specifike në rajon dhe trendet dhe standardet evropiane. Njëkohësisht, studimi ofron rekomandime me të cilat do të përmirësohet produktiviteti, efikasiteti dhe efektiviteti i institucioneve shtetërore.

Përvojat nga e-Qeveria sllovene i transmetoi profesori Mirko Vintar, në kuadër të prezantimit “E-Qeveri në Slloveni – strategjitë, rolet dhe përgjegjësitë për modernizim dhe transformim të suksesshëm”.

Në studim hulumtohen modalitetet më të mira për përmirësim të produktivitetit, efikasitetit dhe efektivitetit të Qeverive në gjetjen e rekomandimeve të shumta, dhe me tentim që të identifikohen sfidat. Vërehet në sfert se ku është më e nevojshme të punohet në ndërtimin e kapaciteteve të administratës publike.

Në takim marrin pjesë edhe ministri i Administratës Publike të Republikës së Kroacisë Arsen Bauk, drejtori i ReSPA-s Suad Mushiq si dhe zëvendësministra nga Mali i Zi dhe përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia.

Shkolla rajonale për administratë publike, ReSPA, selia e të cilës është në Danillovgrad, Mali i Zi, paraqet organizatë ndërkombëtare të cilës i është ndarë misioni për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal në sferën e administratës publike.

PROMOVOHET STUDIMI I PARË RAJONAL PËR ZHVILLIM TË E-QEVERISË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *