Home / Lajme / Maqedoni / Protest para bibliotekës, Të rinjtë kërkojnë leximore (VIDEO)

Protest para bibliotekës, Të rinjtë kërkojnë leximore (VIDEO)

Nisma qytetare “Ne Jemi Ju” të premten ka ndërmarrë një iniciativë për të kërkuar një leximore për studentët dhe shkollat e mesme , pasi që sipas tyre në Tetovë është turp të mos ketë një leximore kur ky qytet ka 5 shkolla të mesme dhe dy universitete.

Aktivist të kësaj nisme para biblotekës së Tetovës kanë lexuar libra në shenjë revolte pasi që edhe pse Tetova ka një Biblotekë ajo nuk ka leximore dhe shumë studentë dhe nxënës nuk kanë ku të mësojn gjatë kohës së lirë.

Venhar Ramadani nga kjo nismë qytetare tha se nee duam leximore dhe kjo është ajo që e kërkojmë nga ana e pushtetit dhe si pasojë e kësaj shumë të rinj tani nuk e kanë një mundësi të këtillë për të mësuar. “Ky aktivitet nuk është kundër asnjë partie politike por nësë dikush duhet ta marrë këtë përgjegjësi mbi vete atëherë lirisht le ta marrin të gjithë partitë politike që kanë qenë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë nga viti 1991 e këndej. Të mundësosh një leximore, bibliotekë moderne, teatër, rrugë funksionale, ujë të pijshëm, mirëmbajtje për qytetin është vetëm përmbushje e detyrave ndaj qytetarit, votuesit të përbetuar, e jo plotësim të dëshirave.

Në këtë rast nevoja është më e madhe se qejfet për të bërë aktivitet sa për media dhe kamera. Nuk është aktivitet për kritikë por vetëm përkujtim se ky qytet ka nevoja jetike”, tha Ramadani.

PROTESTA PARA BIBLIOTEKËS, TË RINJËT KËRKOJNË LEXIMORE ( VIDOE )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *