Home / Lajme / Rajon / Protestë kundër memorialit në Lluçan

Protestë kundër memorialit në Lluçan

Bujanoc, 01 Shkurt – Të premten në Bujanoc do të mbahet një protestë kundër memorialit të xhandarmerisë serbe të ngritur në fshatin Lluçan. Ndërkohë përfaqësuesit politikë shqiptarë kanë ftuar popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë masivisht në protestën gjithëpopullore.

Protesta organizohet nga të gjitha subjektet politike shqiptare, Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut, e cila do te mbahet në qendër të qytetit të Bujanocit, sot në orën 13:00.

“Bashkë kundër Memorialit të Xhandarmerisë serbe në Lluçan, bashkë që të heqim simbolin i cili cenon integritetin dhe dinjitetin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, thuhet në komunikatë, duke shtuar se “ Serbia goditi shqiptarët më 20 janar me heqjen e lapidarit të dëshmorëve ne Preshevë. Serbia po vazhdon të na godas me memorialin e xhandarmerisë në Lluçan. Ti themi JO Serbisë, sepse shqiptarët janë në trojet e veta”, thuhej në një komunikatë për media të lëshuar ditë më parë nga Këshilli Organizativ e përpiluar nga subjektet politike shqiptare.

Ndryshe, çështja e lapidarit të UÇPMB-së ishte në qendër të takimit të djeshëm në Beograd mes Komisionerit të Lartë të OSBE-së, Knut Vollebaek dhe kryeministri serb, Ivica Dacic.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *