Home / Lajme / Maqedoni / Protestuesit ndalohen nga policia

Protestuesit ndalohen nga policia

Shkup, 08 Shkurt – Marshi protestues ka filluar, ndërsa protestuesit nuk lejohen ti afrohen ambasadës serbe pasi që janë vendosur barikada policore në hyrje të lagjes rreth 300 metra larg ambasadës.

Me moton ‘Presheva, Bujanoci dhe Medvegja’ janë nën shtetrrethim, shoqatat e veteranëve te luftës, të premten me fillim në orën 14.00 do të protestojnë para ambasadës së Serbisë në Shkup.

-Ne kemi parashikuar një defilim dinjitoz, me parulla të caktuara të cilat janë parulla të situatës dhe ndër ato do ti kemi pesë të caktuara për mbrojtjen e UÇPMB-së, kthimin e lapidarit, largimin e forcave nga shtet rrethimi, dhe njëkohësisht kundër veprimeve që janë të ngjashme me ato të Milloshevicit, tha Veliu.

Marshi protestues fillon prej orës 13.30 para Ministrisë së arsimit, apo ish ‘Nova Makedonijas’, për të vazhduar kah përfaqësia diplomatike tha Fazli Veliu, nga këshilli organizues i protestës.

-Në protestë do të valojë flamuri jonë kombëtarë dhe gjitha parullat e lartpërmendura. Janë të ftuar të gjitha komunat shqiptare, deputete dhe shumë përfaqësues tjerë. Protesta fillon në 13:30, mblidhemi para ndërtesës së ish ‘Nova Makedonijas’ dhe nëpërmjet rrugës së Vodnos shkojmë drejtë ambasadës së Serbisë, në orën 14:00, tha Veliu.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *