Home / Sport / PSZH e ka seriozisht, fiton 2-1 në Valencia

PSZH e ka seriozisht, fiton 2-1 në Valencia

Paris Sent Zhërmen ka marrë një rezultat shumë të rëndësishëm për kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, duke fituar në fushën e Valencias me shifrat 2-1.

Dukej se Ançeloti kishte ndarë mirë detyrat për skuadrën e tij në këtë transfertë në Spanjë, duke treguar se e ka marrë seriozisht aktivitetin. Ndonëse me Ibra, Laveci, Pastore, Verrati e Lukas njëkohësisht në fushë, PSZH është e organizuar dhe nuk i lejon asnjë hapësirë kundërshtarëve.
Ndërkohë, kombinimi Pastore-Laveci sjell golin e parë të PSZH që në minutën e 10-të, duke shfrytëzuar edhe një ndërhyrje aspak të sigurt të portierit Guaita. Më pas, PSZH kthehet mbrapa dhe shfrytëzon kundërsulmin, i cili është ai që sjell golin e dytë në minutën e 43-të kur Lukas pason për Pastoren që dyfishon rezultatin për ekipin e tij.
Por PSZH nuk arrin të shënojë golin e tretë për të mbyllur ndeshjen dhe ndëshkohet në minutën e 90-të, kur Rami me kokë shkurton diferencën duke bërë më pak të hidhur këtë rezultat. Për të ndihmuar disi spanjollët mendon edhe Ibrahimoviç, i cili bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Guardado dhe largohet me karton të kuq në minutën e 92-të, që do të thotë se do të mungojë në ndeshjen e kthimit që luhet në Francë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *