Home / Lajme / Maqedoni / PUSH Reagon për nënshtetsinë e Avdullah Ibrahimit (VIDEO)

PUSH Reagon për nënshtetsinë e Avdullah Ibrahimit (VIDEO)

21 Shkurt – Programi Unik Shqiptar – PUSH, reagon ndaj rastit të heqjes dhe refuzimit të shtetësisë së Maqedonis qytetarit Avdullah Ibrahimi i lindur në vitin 1965 në Kumanovë dhe ka patur shtetësi, por më tej MPB ja ka hequr pa asnjë arsye. Gruaja e tij nga Presheva e ka fituar shtetësinë në bazë të martesës me të në vitin 2001, po ashtu edhe 3 fëmijët e tij e kanë shtetësinë, ndërsa ai vetë jo.

Edhe përse z.Avdullah Ibrahimi ka mbi vete shtëpinë, dyqanin, të gjithë faturat vijnë në emrin e tij, ai nuk ka asnjë dokument verifikimi, certifikatë, leje qëndrimi. Është një njeri që po ti ndodh diçka e keqe nuk mban përgjegjësi morale dhe ligjore askush. Në fillim të vitit 2013 përherë të tretë MPB i refuzon shtetësinë këtij shqiptari të lindur dhe shkolluar në Maqedoni.

Programi Unik Shqiptar – PUSH shpreh shqetësimet se në rajonin e Kumanovës nga viti 2002 ka filluar në heshtje një proces për çregjistrimin e shqiptarëve me qëllim që të pakësohet popullsia jonë atje. PUSH reagon ndaj standarteve të dyfishta të MPB për dërgimin e letrave për refuzimit të shtetësisë. Ne kemi vërejtur se letra që ka pranuar z.Avdullah Ibrahimi për refuzimin e shtetësisë ndryshon nga origjinali që zakonisht dërgon MPB. Në letrën që ka pranuar z.Ibrahim mungon logoja e MPB, mungojnë numri i dosjes dhe shumë elementëve të kësaj ministrie, ne shprehim shqetësimin se kemi të bëjmë me gjëra shqetësuese për shqiptarët që ç’regjistrohen dhe ju refuzohet shtetësia pa asnjë shkak.

Siç dihet problemi i mohimit të shtetësisë nga IJRM mijëra shqiptarëve të cilët kanë krijuar familje me shqiptar shtetas/e të Maqedonisë është një fenomen me prapavija politike duke përdorur standarde të ndryshme në bazë të kombësisë dhe përkatësisë fetare.

Mos dhënia e shtetësisë njerëzve që kanë dhjetëra vite që kanë krijuar familje, jetojnë në Maqedoni, në këtë mënyrë u ndalohet integrimi në jetën shoqërore dhe kulturore të shtetit ku paguajnë taksat e ndryshme. Edhe njëherë PUSH tërheq vëmendje në lidhje me përfitimin e shtetësisë së Maqedonisë, të gjithë atyre njerëzve që u është mohuar e drejta e shtetësisë pa të drejtë, të sjellin fotokopjet e vendimeve për refuzimin nga ana MPB në zyrën e Programit Unik Shqiptar që ndodhen në qytetin e Tetovës, në adresën Bllok 77, email levizja.push@gmail.com, Në zyrën tonë do jenë përfaqësuesit tanë të cilët do tju presin dhe do tju japin këshilla për të vazhduar më tej betejën për të fituar të drejtën e shtetësisë.

REAGIME PËR PROBLEMET E SHQIPTARËVE QË KAN ME NËNSHTETËSIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *