Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria do të financojë 50 për qind nga investimet në turizimin rural

Qeveria do të financojë 50 për qind nga investimet në turizimin rural

16 shkurt-Qeveria në vitin 2013 do të financojë edhe 50 për qind të investimeve në turizëm që do të bëhet në mjediset rurale. Përkrahje financiare për zhvillimin e turizimit rural, sqaroi Gjorgjiev, ka të bëjë me vendosjen e modernizimit të kapaciteteve akomoduese, shërbimeve hotelierike, akomodim në natyrë, muzeume rurale, aktivitete argëtuese dhe pajisje

Qeveria do të ndërmarrë dy masa të reja për përkrahjen e turizmit, sigurimin e një numri të madh të turistëve, rregullimin e kapaciteteve dhe mundësimin e vendeve të reja të punës dhe të ardhurave për biznese.

Si një kontribut serioz drejt realizimit të këtyre qëllimeve Qeveria vendosi që ta zgjerojë përfshirjen e vendeve për të cilat do të zbatojë subvencion për tërheqjen e tursitëve të huaj. Nga vitit 2013 kjo masë përveç vendeve nga Beneluksi, do të vlejë edhe për Finlandën, Norvegjinë, Danimarkën, Suedinë, Rusinë, Ukrainën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Japoninë. Për vitin 2014 masa vjetore do të zgjerohet edhe për Kinën dhe Indinë. Në vitin 2015 do të paguhen subvencione edhe për turistët nga Kazakistani, Azerbajxhani, Katari, Gjermania, SHBA-ja dhe Anglia.

Siç informuan në konferencën e sotme të shtypit zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev, u rrit edhe afati për parashtrimin e kërkesës për subvencion në 60 ditë nga nisja e grupit për të gjtha llojet e kërkesave deri në periudhën prej 01.01 deri në 30.09, ndërsa në periudhën nga 01.10 deri në 31.12, ai do të jetë 30 ditë.

“Këto janë kërkesa direkte të hotelierëve dhe odave ekonomike që Qeveria i pranoi dhe në pajtim me informacionet e tyre pret që këto ta zgjerojnë veprimtarinë e tyre dhe bizneset në rajone të tjera”, tha Gjorgjiev.

Qeveria në vitin 2013 do të financojë edhe 50 për qind të investimeve në turizëm që do të bëhet në mjediset rurale. Përkrahje financiare për zhvillimin e turizimit rural, sqaroi Gjorgjiev, ka të bëjë me vendosjen e modernizimit të kapaciteteve akomoduese, shërbimeve hotelierike, akomodim në natyrë, muzeume rurale, aktivitete argëtuese dhe pajisje, raporton TV KOHA-Tetovë.

Për këtë qëllim Qeveria do të angazhojë rreth 3,5 milionë euro, mjete të parashikuara në programin për zhvillim rural

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *