Home / Lajme / Maqedoni / QMK: Gjendja me digën e Sllatinës akoma e pandryshuar

QMK: Gjendja me digën e Sllatinës akoma e pandryshuar

25 shkurt-Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim nga Ohri, nënvizohet në kumtesë, në vendngjarje me ekipe për intervenim u qas nga hapja e tubacioneve dhe më pas u lirua tubacioni me pengues prej 350 milimetra, ndërsa tubacioni prej 450 milimetra nuk ka mundësi teknike të hapet. Sasitë e ujit të cilat rrjedhin nga vala vlerësohen 4-5 m3/sek., që është përafërsisht njëjtë me rrjedhjen në akumulacion nga Lumi i Mramorit dhe burimet drejtpërdrejt në breg nga akumulacioni.

Gjendja me digën e akumulimit Sllatinë akoma është e pandryshuar dhe po ndërmerren masa përkatëse që të mos vijë deri te shkatërrimi i saj i plotë, kumtuan nga Qendra për menaxhim me kriza.

Nga Qendra apelojnë deri te mjetet e informimit që të mos dalin me informacione të cilat nuk kontrollohen nga një organ kompetent, me qëllim që të mos shkaktohet panik i panevojshëm në opinion.

Gjatë ditës së djeshme një ekip i QMK Ohër dhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor kanë kryer shqyrtim profesional të dëmtimeve dhe rekomanduan rrjedhje të kontrolluar të ujit nga akumulimi përmes tubacioneve rrjedhëse.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim nga Ohri, nënvizohet në kumtesë, në vendngjarje me ekipe për intervenim u qas nga hapja e tubacioneve dhe më pas u lirua tubacioni me pengues prej 350 milimetra, ndërsa tubacioni prej 450 milimetra nuk ka mundësi teknike të hapet. Sasitë e ujit të cilat rrjedhin nga vala vlerësohen 4-5 m3/sek., që është përafërsisht njëjtë me rrjedhjen në akumulacion nga Lumi i Mramorit dhe burimet drejtpërdrejt në breg nga akumulacioni.

Dëmtimi i përgjithshëm i digës në këtë moment është në gjatësi prej 15-20 metra nga kurora e digës me një lartësi prej rreth 18 metra dhe me këtë rast lartësia e pendës së betonit në zonën e dëmtimit nuk është më i madh se 1 metër nga ana e ujit.

Nga fillimi i ngjarjes në vendngjarje ka përfaqësues të komunës së Debarcës, si dhe të SPB Ohër të cilët bëjnë sigurimin e vendit dhe rajonit më gjerë, konkretisht në aksin rrugor nga fshati Izdegllavje drejt fshatit Sllatinë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *