Home / Lajme / Maqedoni / Qyteti i pastruar, paralagjet ditëve në vijim (VIDEO)

Qyteti i pastruar, paralagjet ditëve në vijim (VIDEO)

21 Shkurt – Tash disa ditë me radhë ka filluar pastrimi i hedhurinave nga kontajnierët në qytetin e Tetovës dhe rrethinës. Me aktivë nga ana e ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, kanë qenë në lagjet qendrore të qytetit të Tetovës kurse pjesërisht janë pastruar hedhurinat nga paralagjet e Tetovës.

Nga ana tjetër gati se dy javë punëtorët e ndërmarrjes publike komunale nuk protestojnë pas premtimeve se do t`iju paguhen rrogat e ngelura dhe kontributet shëndetësore. Kontajnierët të cilët në afërsi të qendrës të qytetit javë më parë ishin të papastruara, tashmë janë të pastruar tërësisht. Tre kontajnierët afër urës mbi Lumin Shkumbin në Çarshi të Epërme janë pastruar tërësisht, kurse njejtë është edhe me kontajnierët pas gjykatës së Tetovës të cilët janë pastruar, kurse para tre javavëve të njejtit nuk ishin të pastruar.Nga kjo ndërmarrje bëjnë të ditur se punëtorët janë të kyçur në aksionin e pastrimit të qytetit dhe puna po zhvillohet normalisht dhe me një intensitet të shtuar.

Ndërkohë, njoftimet e fundit nga ana e punëtorëve kanë qenë se janë në konsulltim me sindikatën e punëtorëve në nivel të shtetit për të vazhduar me protestat ose të njejtat të ndërpriten. Megjithatë nga ajo kohë e deri më sot, në taborrin e punëtorëve ka heshtje dhe të njejtit kanë ndërprerë kontaktet me mediat dhe me opinionin, ndërkaq, në rrugët e Tetovës vërehen kamion të Ndërmarrjes Publike Komunale Publike Tetova-Tetovë, të cilët pastrojnë qytetin nga hedhurinat. Drejtori i kësaj ndërmarrje Ajet Murati, është shprehur se punëtorët e ndërmarrjes pastrojnë në qytet rregullisht. “Pastrimi i kontajnierëve dhe transporti i hedhurinave vazhdon çdo ditë në Tetovë. Tash bëjmë përpjekje për të siguruar rrogat e janarit, kurse dy rroga janë paguar. Këtyre ditëve do të bëjmë pagesën e rrogave tjera dhe besojmë se normalisht do të funskionojë ndërmarrja”, tha Murati. I pyetur për pastrimin e pjesërishëm të qytetit nga hedhurinat dhe anashkalimin e disa paralagjeve kreu i NPK-së Ajet Murati, tha se gjatë ditës së hënën dhe të martë ka vijuar grumbullimi dhe transporti i hedhurinave nga fshatrat Xhepçisht dhe Poroj, kurse ditëve në vijim pastrimi do të vazhdojë edhe në paralagjet tjera siç janë Reçica e vogël dhe Reçica e madhe.

Megjithatë edhe përkundër kësaj situate, burime të gazetës Koha bëjnë të ditur se punëtorët deri të premten do të presin që tërësisht të paguhen rrogat dhe pastaj nëse nuk ndodh e njejta, atëherë ata do të dalin në protestat e paralajmëruara pa dhënë detaj se kur të njejtat mund të aktivizohen sërish.

QYTETI I PASTRUAR, PARALAGJET DITËVE NË VIJIM ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *