Home / Lajme / Maqedoni / Ramush Haradinaj shpallet ‘Qytetar nderi i Tetovës’

Ramush Haradinaj shpallet ‘Qytetar nderi i Tetovës’

Tetovë, 04 Shkurt – Ish-komandanti dhe kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, është shpallur sot Qytetar Nderi i Tetovës.

Ceremonia është zhvilluar përpara objektit të Komunës së Tetovës, në prani të qindra mbështetësve, të cilët kanë brohoritur emrin e tij dhe kanë valëvitur flamujt kombëtarë dhe të Kosovës.

Haradinaj ka thënë në fjalën e tij se në Tetovë ndjehet si në shtëpinë e tij.

“Këtu ndjehem sikur atje ku kam lindur. Tetova është historia jonë dhe është shumë mirë të shkohet përpara, përveçse të jetohet lehtë dhe qetë. Ky respekt nuk është vetëm për sot, por edhe për të ardhmen. Ju premtoj se nuk do t’ju zhgënjej”, ka deklaruar Haradinaj.

Paraprakisht, Haradinaj ka takuar kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi, me të cilin bashkërisht kanë bërë homazhe pranë varrit të Arbën Xhaferrit.

Nga ana tjetër, njeriu i parë i ish forcave të sigurisë maqedonase Stojançe Angelov me disa antarë nga partia e tij “Dinjiteti”, duke protestuar ka kërkuar sot nga Qeveria që të ndërmerr të gjitha masat ligjore për të mos lejuar shpalljen e Ramush Haradinaj si qytetar nderi të Tetovës.

Ai tha se Haradinaj ka luftuar kundër maqedonasve në vitin 2001 ndërsa vendimi i komunës është anti-ligjor sepse nuk ka respektuar parimin e Badenterit.

– E pyesim VMRO-DPMNE-në se pse çdoherë kur hasim në kësi raste të pa këndshme me ekstremistët shqiptarë, ne hasim në vesh të shurdhër.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *