Home / Lajme / Maqedoni / Reagime për shpalljen e Haradinaj për qytetar nderi të Tetovës

Reagime për shpalljen e Haradinaj për qytetar nderi të Tetovës

Tetovë, 01 Shkurt – Vanço Shehtanski, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Pushtetin Lokal dhe kryetar i partisë ultranacionaliste maqedonase TMRO, ka theksuar se do të anulojë vendimin e këshillit komunal të Tetovës, për shpalljen e Ramush Haradinaj për qytetar nderi të Tetovës.

TMRO është pjesë e koalicionit qeveritar me VMRO-DPMNE dhe se kreu i kësaj partie më parë bllokoi dhe problematizoi vendimin e komunës së Çairit për emërtimin e shkollave me emra të personaliteteve historike shqiptare.

Shehtanski deklaroi se inspektorët e këtij inspektorati do të reagojnë sapo të marrin vendimin e këshillit të Tetovës, i cili shpallë Haradinaj për qytetar nderi. Sipas tij, ky vendim nuk ka përfillur parimin e Badenterit, për shkak të mungesës së votave të këshilltarëve maqedonas.

Ceremonia për shpalljen e Haradinaj për qytetar nderi do të ndodhë gjatë ditës së hënë të javës së ardhshme, ndërsa këshilltarët komunal shqiptarë dje njëzëri shpallën vendimin.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *