Home / Sport / Real Sociedad i përfshirë në skandalin e dopingut!

Real Sociedad i përfshirë në skandalin e dopingut!

Futbolli spanjoll është përfshirë në një skandal të përmasave të jashtëzakonshme pas akuzave të hedhura nga ish-presidenti i Real Socidead, Inaki Badiola, se ky klub në të kaluarën kishte blerë “në të zezë” substanca dopuese për lojtarët.

Badiola pretendonte se një gjë e tillë, e konfirmuar nga dokumentet e gjetur në periudhën kur kishte marrë drejtimin e skuadrës, implikon jo vetëm dy mjekët e ekipit, të cilët i kishte pezulluar, por edhe ish-presidentin e atëhershëm, shefin aktual të Ligës Spanjolle, Hose Luis Astiazaran.
Lajmi ka bërë shumë bujë, pasi tashmë duket se emri i klubit të Real Sociedad figuron edhe në listën e dokumenteve të zbuluara në laboratorët e famshëm të “Operacion Puerto”, në gjyqin që po zhvillohet ndaj doktorit Eufemiano Fuentes. Për më tepër, në periudhën e përfolur, Real Sociedad luftonte për titull në Spanjë, duke rivalizuar deri në javën e fundit me Real Madrid.
Astiazaran u detyrua të përgënjeshtronte gjithçka nëpërmjet një deklarate për shtyp të publikuar pasi akuzat e Badiola bënë bujë jo vetëm në mediat spanjoll, por edhe në ato botërore.
“Real Sociedad ka bashkëpunuar gjithmonë me autoritetet, ashtu si edhe gjatë presidencës time, përsa i përket çështjeve të dopingut dhe nuk ka pasur asnjëherë asnjë incident në testet antidoping që janë zhvilluar. Duke marrë parasysh deklaratat dhe gënjeshtrat e shprehura nga z. Badiola, unë do të rezervoj të drejtën për të filluar procedurat ligjore që janë të nevojshme për të mbrojtur nderin tim”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga kreu i Ligës Spanjolle të Futbollit.
Në akuzat e tij, Badiola bëri të qartë se testimet anti-doping të asaj periudhe në futboll ishin shumë “të lashta” dhe nuk ishte e mundur që nëpërmjet tyre të zbuloheshin metodat e avancuara që përdorte Fuentes për dhënien e EPO apo hormoneve të rritjes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *