Home / Sport / Real-United, Mourinho dhe Ferguson nxisin këtë supersfidë

Real-United, Mourinho dhe Ferguson nxisin këtë supersfidë

Sfida Apokaliptike mes Real Madrid dhe Manchester United, ka ditë që ka zënë faqet e para të mediave mbarbotërore, por për ta bërë më interesante dhe për ta nxitur disi këtë duel “Titanësh” kanë menduar dy trajnerët respektivë të dy prej ekipeve më të mirë të planetit.

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, në pragë të kësaj sfide ka folur rreth kësaj përballje duke e cilësuar atë, si një nga sfidat më të bukura por njëkohësisht edhe më të vështirat që duhet fituar me patjetër.
Mourinho, ka lavdëruar trajnerin e “Djajve të Kuq”, Ser Alex Fergusonin, por ka thënë se me gjithë respektin që kam, kësaj radhe do ta mund. “Ferguson, është një trajner i madh por më vjen keq pasi në këtë përballje do të jemi ne triumfuesit” ka thënë Mourinjo. Më tej ai shtoi se kjo është një nga sfidat më të vështira të karrierës së tij, pasi një eliminim i mundshëm në këtë përballje do të thotë largim nga kryeqyteti spanjoll për teknikun portugez, i cili asnjëherë nuk arriti të bëj për vete tifozët e kësaj skuadre.
Nga ana tjetër, trajneri legjendar i skuadrës së Manchester United, Ferguson, kërkonë që me taktikat e tij të surprizojë të gjithë në “Bernabeo”. Pas fitores ndaj Everton dhe shkëputjes në 12 pikë avantazh në kampionatin Anglez, trajneri skocez, shkon i qetë në kryeqytetin spanjoll, ku do të kërkojë një rezultat pozitiv për të shpresuar që në ndeshjen e kthimit të jetë skuadra e tij ajo që do të kalojë në raundin tjetër. Në prag të kësaj ndeshje, Strategu Ferguson, ka premtuar se spektakli do të jetë i garantuar por ka paralajmëruar lojtarët e tij që të jenë të kujdesshëm ndaj Ronaldos, pasi ai është rreziku numër 1 i madrilenve. “Nëse arrijmë të neutralizojmë veprimet e Ronaldos, atëherë gjërat bëhen më të thjeshta për ne. Skuadra ime ndryshe nga Real, e bazon lojën në grup dhe jo te Individët. Kjo është ajo që na dallon ne nga madrilenët dhe unë besoj se është pikërisht ky fakt që do të na japë më shumë besim te vetja për të arritur një rezultat pozitiv në këtë përballje që mund ta quaj si një finale të parakohshme”, ka përfundur Ser Alekas Ferguson. Mbretërit e këtij kompeticioni Real Madrid kërkojnë fitmin e trofeut të 10, ndërsa “Djajtë” do të kërkojn të eliminojnë kundërshtarët kryesorë që pretendojnë fitimin e këtij trofeu.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *