Home / Sport / Reali bën detyrën ndaj Vajekanos

Reali bën detyrën ndaj Vajekanos

Real Madrid ka bërë detyrën duke fituar 2-0 ndaj Rajo Vajekano, edhe pse ka qenë për pjesën më të madhe të ndeshjes me 10 lojtarë pas kartonit të kuq rekord të Serxho Ramos. Mbrojtësi i madrilenëve u ndëshkua dy herë radhazi me karton të verdhë për dy faulle të ndryshëm, me një diferencë prej 44 sekondash nga njëri-tjetri.

Murinjo çuditi të gjithë duke aktivizuar titullar Kaka dhe të riun Morata, i cili kishte zënë vendin e Benzema në repartin e sulmit. Lojtari i akademisë u bë menjëherë protagonist, duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 3-të të ndeshjes, ndërsa pa kaluar 10 minuta të tjera, ishte Serxho Ramos që dyfishoi rezultatin pas një goditje këndi.
Por pikërisht mbrojtësi bëhet protagonist negativ i ndeshjes për madrilenët kur mes minutave 17 dhe 18 merr dy kartona të verdhë për faulle të ndryshëm dhe lë skuadrën e tij me 10 lojtarë.
Megjithatë, Rajo nuk është në gjendje të vërë në vështirësi të mëdha Realin, pavarësisht epërsisë numerike në fushë dhe si rrjedhojë, ndeshja mbyllet me fitoren 2-0 të skuadrës së Murinjos, që i gëzohet suksesit në ndeshjen e tij të 100-të në kampionat si trajner i ekipit madrilen.
Në ndeshjen Real Vajadolid-Atletiko Madrid, të fituar nga këta të fundit me rezultatin 3-0, në stolin e rezervave për ekipin vendas ka qenë i gatshëm edhe mesfushori kosovar Valdet Rama, i cili pret të bëjë së shpejti debutimin me ekipin të cilit iu bashkua në merkaton e janarit.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *