Home / Sport / Reali i magjishëm me super-Ronaldon

Reali i magjishëm me super-Ronaldon

Real Madridi ka regjistruar fitore prej 4-1 kundër Sevillas në Santiago Bernabeu, në një ndeshje ku dominoi prezenca e Cristiano Ronaldo.

Pas një aksioni të vendasve, Ronaldo dërgoi një krosim të ulët në zonë, të cilin e dërgoi drejt portës Fernando Navarro dhe Karim Benzema e shfrytëzoi rastin për të shënuar golin e tij të 50-të në La Liga (18’). Lojtarët mysafirë u ankuan për pozitë jashtë loje.

Cristiano Ronaldo pranoi një top nga Kaka për të shënuar një supergol me këmbën e majtë (26’). Në gjysmën e parë nuk u shënuan gola të tjerë, edhe pse Mbretërit patën shumë raste të tjera.

Me të filluar pjesa e dytë, CR7 shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes mysafire për ta ngritur edhe më shumë epërsinë e ekipit vendas. Asistimi ishte i Arbeloas.

Superportugezi nisi një kundërsulm nga gjysmëfusha e Merengues, pasoi te Higuain, ndërsa argjentinasi ia ktheu topin, në mënyrë që 28-vjeçari ta mbyllte mbrëmjen në mënyrën më të mirë, me het-trik (59’). Cristiano Ronaldo ka shënuar më shumë het-triqe se cilido lojtar tjetër në dhjetë sezonet e funditi.

Në vazhdim të ndeshjes, Jose Mourinho largoi nga loja Ronaldon, Kakan dhe Benzeman, ndërsa Gonzalo Higuain u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (66’).

Edhe Sevilla mbeti me një futbollist më pak pas përjashtimit të Hedwiges Maduros me kartonin e dytë të verdhë (80’), ndërsa Manu Del Moral arriti ta shënojë golin e nderit për andaluzianët (87’).

Diferenca e Real Madridit me pozitën e dytë është katër pikë, ndërsa Atletico Madridi ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Los Blancos aktualisht janë 13 pikë prapa Barcelonës që të dielën zhvillon ndeshjen e kësaj jave ndaj Getafes.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *