Home / Sport / Reali turpëron Barçën në “Kamp Nou”

Reali turpëron Barçën në “Kamp Nou”

Real Madrid ka kaluar në finalen e Kupës së Mbretit duke eliminuar Barcelonën pas një ndeshje të fituar 3-1 në fushën e këtyre të fundit, duke thelluar me tepër krizën e katalanasve.

Pas humbjes 2-0 në Ligën e Kampioneve ndaj Milanit dhe një prove aspak brilante ndaj Seviljes në kampionat. Pritej një reagim i skuadrës katalanase, por ai nuk ka ardhur dhe Reali me të drejtë ka merituar të kalojë në turin tjetër. Gjithçka ka folur për Realin, që ka gjetur golin e avantazhit që në minutën e 13-të, me autor Ronaldon, i saktë në transformimin nga pika e bardhë e penalltisë të cilën e kishte fituar vetë pas ndërhyrjes së gabuar të Pike. Katalanasit nuk reagojnë dhe është Reali që vazhdon të krijojë rastet më të mira, duke gjetur golin e dytë në minutën e 57-të, përsëri me Ronaldon që shfrytëzon më së miri një grushtim të pasigurt të Pinto ndaj gjuajtjes së Di Maria. Pak minuta më vonë vjen edhe goli i tretë, i shënuar nga Varane, i cili me kokë dërgon topin në rrjetë dhe çon në 3-0 rezultatin, duke bërë që në “Kamp Nou” të pllakoste heshtja.
Goli i Zhordi Alba në minutën e 89-të nuk shërbeu as për ngushëllim te katalanasit, që këtë radhë u dorëzuan edhe me lojë para Realit, pa shfaqur thuajse asgjë nga ajo që kanë treguar në pjesën e parë të sezonit.
Ndonëse katalanasit kanë mundësinë të hakmerren në fundjavë në ndeshjen e kampionatit në “Santiago Bernabeu”, ajo nuk ka kurrsesi rëndësinë e këtij takimi që i siguroi finalen e Kupës së Mbretit skuadrës së Realit, e cila pret të mësojë nëse përballë do të ketë Atletiko Madrid apo Seviljen.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *