Home / Lajme / Maqedoni / Referendum kundër Talat Xhaferrit (VIDEO)

Referendum kundër Talat Xhaferrit (VIDEO)

26 Shkurt – Partia e ish “branitellave” ‘Dinjiteti’, paralajmëroi se do të mbledh nënshkrime për referendum, kundër emërimit të ish ushtarëve të UÇK-së për ministra në dikastere kyçe në Qeverinë e Maqedonisë.

Stojanço Angellov njoftoi sot se do të fillon me mbledhjen e 150.000 nënshkrimeve të nevojshme për referendum. Ai tha se në referendumin eventual qytetarët do të duhet të përgjigjen në 3 pyetje, nëse duan që ish ushtarë të UÇK-së të drejtojnë me ministrinë e mbrojtjes, ministrinë e punëve të brendshme dhe atë të drejtësisë, a pajtohen me amnistinë për ish ushtarët e UÇK-së si dhe pyetja e tretë do të ishte se a pajtohen qytetarët që të miratohet një ligj për të drejta të veçanta për ish pjesëtarët e UÇK-së. “Bashkëqytetarët tanë shqiptarë të cilët dëshirojnë të jetojnë në paqe me ne maqedonasit, le ti donë sa të duan ballistin Xhemë Hasën, ideologun e UÇK-së Adem Jasharin, komandantin e UÇK-së Ramush Haradinajn ose komandantin e UÇK-së Talat Xhaferin. Le ti donë sa të duan, por nëse vërtetë na respektojnë, nëse vërtetë e duan shtetin tonë të përbashkët, nëse vërtetë dëshirojnë të jetojnë në paqe me maqedonasit, duhet ta dinë se eksponimi i këtyre personave e irriton shumicën e qytetarëve maqedonas”, deklaroi Stojanço Angellov, Dinjiteti.

Nderkohe, një grafi i shënuar me përmbajtjen “ARM + VMRO= UÇK si dhe “VMRO+ UÇK= ARM” është shkruar në disa pjesë të qytetit të Shtipit. Lajmi bëhet i ditur nga portalet maqedonase, të cilët theksojnë se këto grafite janë shenjë e revoltës kundër emërimit të ish-komandantit të UÇK-së, Talat Xhaferi për ministër të mbrojtjes, duke qenë e njohur e kaluara e tij si ish-komandant i UÇK-së. Grafite të njëjta ditëve të fundit janë regjistruar edhe në Shkup, por edhe në qytete të tjera. Ditëve të fundit janë shtuar pakënaqësitë tek një pjesë e opinionit maqedonas lidhur me këtë emërim qeveritar.

REFERENDUM KUNDËR TALAT XHAFERIT

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *