Home / Sport / Renova do shkëlqejë në pranverë

Renova do shkëlqejë në pranverë

“Mendoj se kemi lënë pas një periudhë të suksesshme, kur ekipi ka arritur të përgatitet mirë dhe të arrijë formën e duhur. Përforcimet e angazhuara dhe puna që kemi bërë së bashku me stafin teknik, janë një garancë dhe më bëjnë të jem optimist, se në pranverë të gjithë do të mund të shohin një Renovë tjetër, të fuqishme, me stilin e saj të njohur të lojës dhe për më shumë që do të sjellë rezultate pozitive”, shprehet portieri i Renovës, Suat Zendeli.

Ka përfunduar etapa e dytë e skuadrës së Renovës në përgatitjet e saj në Ohër, pasi të ejnten ekipi është nisur drejt Tetovës. Aty ekipi do të presë fillimin e gjysmëstinorit pranveror, kur në start përballen me rivalin e qytetit, Shkëndijën. Renova që në vjeshtë la pas një prej sezoneve më të dobëta prej kur është në Ligën e Parë, tani pritet të shfaqet në një prezantim më pozitiv, për të përmirësuar imazhin e keq të lënë vitin e kaluar. Fituesit e Kupës së Maqedonisë, në dimër u përforcuan me disa futbollistë cilësorë, kanë kryer përgatitje kualitative, kur në dy periudha të ndryshme qëndruan në Ohër, zhvilluan disa ndeshje kontrolluese, në të cilat forma e ekipit shkonte në rritje e sipër. “Mendoj se kemi lënë pas një periudhë të suksesshme, kur ekipi ka arritur të përgatitet mirë dhe të arrijë formën e duhur. Përforcimet e angazhuara dhe puna që kemi bërë së bashku me stafin teknik, janë një garancë dhe më bëjnë të jem optimist, se në pranverë të gjithë do të mund të shohin një Renovë tjetër, të fuqishme, me stilin e saj të njohur të lojës dhe për më shumë që do të sjellë rezultate pozitive”, shprehet portieri shkupjan i Renovës, Suat Zendeli, i cili mendon se nga ndeshja në ndeshje skuadra është përmirësuar. “Ne kemi zhvilluar disa ndeshje kontrolluese dhe gjithnjë kemi ecur në kahje pozitive. Takimi i fundit me Napredokun më bën të jem shumë optimist, pasi loja jonë tani më ka fizionomi të njohur. Këtu ndikojnë përforcimet, Emini tani i jep shumë fantazi mesfushës, ndërsa edhe të tjerët vërtetojnë se bartin kualitet. Normal edhe futbollistët tjerë kanë një ritje psikologjike dhe tani sikur besojnë se munden më shumë. Gjithë kjo besoj të kontribojë për një Renovë të re dhe cilësore në vazhdim të kampionatit”, përfundoi Zendeli. E ndërkohë që skuadra ditët e fundit ka punuar pa disa futbollistë që ankohen në lëndime. Ersen Sali, Burim Sadiku, Sajmir Fetai dhe Florim Nuhiu janë futbollistët që kanë pësuar lëndime, mirëpo nga tabori i Renovës besojnë që ata të jenë të gatshëm deri në start të kampionatit. Renova të ejnten ka përfunduar fazën e dytë të qëndrimit në Ohër dhe është nisur drejt Tetovës, ku do të qëndrojë deri në start të kampionatit. Mësohet se deri në fillim të sezonit, Renova planifikon të zhvillojë edhe një ndeshje kontrolluese dhe sipas të gjithë gjasave, lideri i Ligës së Dytë, Gostivari do të jetë skuadra ndaj së cilës Renova do të ketë provën gjenerale para fillimit të garave në Ligën e Parë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *