Home / Sport / Renova mundi Gostivarin

Renova mundi Gostivarin

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në vazhdim të dyja ekipet hapën lojën dhe kërkonin të tundin rrjetën kundërshtare. Renova kishte më shumë fat në këtë drejtim, duke arritur që të shënojnë golin e fitores me anë të Izair Eminit.

Skuadra e Renovës ka shënuar fitore 1:0 përballë Gostivarit, në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar të dielën në stadiumin e qytetit në Gostivar. Dueli i fituesve aktual të Kupës së Maqedonisë dhe liderit të Ligës së Dytë solli futboll mesatar dhe të balansuar. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në vazhdim të dyja ekipet hapën lojën dhe kërkonin të tundin rrjetën kundërshtare. Renova kishte më shumë fat në këtë drejtim, duke arritur që të shënojnë golin e fitores me anë të Izair Eminit. Në përgjithsi ndeshja arsyetoi qëllimet e trajnerëve të të dyja ekipeve,Osmani dhe Beqiri, të cilët tani më kanë në të qartë gjërat rreth formacionit ideal me të cilin fundjavën e ardhshme do të startojnë garat në kompeticionet përkatëse. Renova ne Ligën e Përë kërkon të largohet nga pjesa e poshtme e renditjes, ndërsa Gostivari pretendon që të mbyllë sezonin në pozitën e parë, për të siguruar inkuadrim historik në elitën e futbollit vendor.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *