Home / Sport / Rikthehen emocionet e Champions League

Rikthehen emocionet e Champions League

Fllad spektakli do të fryjë sërish mbi futbollin Europian.

Muzika e kampionëve do të pushtojë sërish mbrëmjet e magjishme te Uefa Champions League. Kompeticioni i emocioneve të mëdha, i gjigandëve të lojës dhe i yjeve që shkëlqejnë, rikthehet pas një pauze dy mujore, për të na rrëmbyer të gjithëve në prekjen e një topi, dhe për të na bërë sërish të ndjejmë dhe shijojmë madhështinë e këtij kompeticioni.
Rrugëtimi do të nisë fillimsiht nga sfidat e 1/8 të ndara në dy javë të ndryshme, me nga dy çifte për çdo të Martë e të Mërkurë dhe deri në finalen e madhe të Wembley më 26 Maj.
Celtic-Juventus dhe Valencia-PSG, do të jenë dy përballjet e para që do të zbresin në fushë, për të vazhduar më pas të Mërkurën, me supersfidën Real Madrid – Manceshter United, e denjë për një finale të parakohshme apo dhe Shakhtar Donetsk-Borussia Dortmund. Dy skuadra këto të fundit që kanë prodhuar jo vetëm lojë të bukur por edhe spektakël në fushën e blertë. Gjithsesi, topi i parë në këtë fazë të Champions Ligës për vitin 2013, do të shkelmohet në “Celtic Park” të Glasgow dhe në “Mestalla” të Valencias, për ta vazhduar pastaj nesër në një nga tempujt e futbollit si Stadiumi legjendarë i “Bernabeut”. Kështu në ndeshjet e para të fazës së 1/8, do të kemi këto përballje:
Sot
Selltik – Juventus
Valencia – PSG
Nesër
Real Madrid – Manchester United
Shaktar – Borusia Dortmund
Ndeshjet e tjera të fazës së 1/8 do të luhen në mesjavën e ardhshme ku në datën 19 do të luhen këto takime:
Arsenal – Bajern Mynih
Porto – Malaga
Ndërsa në datën 20 do të kemi këto përballje:
Milan – Barcelona
Gallatsaraj – Shalke 04

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *