Home / Sport / Rinovon Mesi: Në Evropë me asnjë skuadër tjetër!

Rinovon Mesi: Në Evropë me asnjë skuadër tjetër!

Lionel Mesi ka nënshkruar dje rinovimin e marrëveshjes së tij me Barcelonën që e mban të lidhur me klubin katalanas deri në 30 qershor të vitit 2018. Ky ishte hapi i radhës i klubit, që gjatë javëve të fundit ka rinovuar edhe kontratat e Pujol dhe Ksavi.

Kuptohet që rinovimi i Mesit ka qenë më i shumëprituri nga tifozët e skuadrës që kanë parë yllin argjentinas të shënojë 45 gola në 35 ndeshjet e zhvilluara deri tani, pasi mbylli vitin 2012 me rekordin e 91 golave të shënuar.
“Unë jam shumë i lumtur te Barcelona. E kam thënë gjithmonë këtë ndaj kjo është një ditë fantastike. Nuk e di se si do të jem në moshën 31 vjeçare. Po i marr gjërat nga dita në ditë dhe dua të vazhdoj të luaj futboll te Barcelona”.
“E kam thënë edhe më parë, në Evropë do të dëshiroja të mbyllja karrierën te Barça. Nuk do të doja të kaloja në ndonjë klub tjetër në Evropë. por kjo nuk do të thotë se përjashtoj idenë për të mbyllur karrierën në Argjentinë”, tha “Pleshti” pas rinovimit.
Shifrat e marrëveshjes nuk janë bërë publike por mendohet se Mesi do të përfitojë rreth 15 milionë euro në vit rrogë sipas kësaj kontrate të re.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *