Home / Lajme / Maqedoni / Ristovski për protestën e LSDM-së: Secili me përgjegjësinë e tij para qytetarëve

Ristovski për protestën e LSDM-së: Secili me përgjegjësinë e tij para qytetarëve

27 shkurt-Derisa opozita proteston sollëm ligj me të cilin i rritëm pensionet dhe kompensimet sociale të fëmijëve pa prindër dhe filluam procedurë për punësime të 34 fëmijëve pa prindër. Qytetarët në fund të ditës duhet të vlerësojnë kush kontribuon për funksionimin e tyre më të mirë dhe kush ka të drejtë”, tha Ristovski.

Unioni opozitar për ardhmëri sot mbajti protestë para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, e cila siç thonë është edhe një shembull ku institucionet në vend që në funksion të qytetarëve, janë lënë në funksion të partisë në pushtet.

“Kjo është shumicë partiake për papunësi, varfëri, papunësi sociale. Republika e Maqedonisë gjendet në kulmin evropian sipas përqindjes së papunësisë. Papunësia zyrtare prej 32 për qind na bën rekorderë jo të famshëm, dhe regjimi, në vend se siç premtoi të porosisë politikë serioze të zhvillimit ekonomik që do të hapë vende të reja të punës, ata vendosin që problemin e papunësisë ta zgjidhin me politikë shkruaj-fshi, me fshirjen nga evidenca e armatës së madhe të papunësuarve”, deklaroi Vesna Bendevska.

Ajo akuzoi se pushteti nuk ka përgjigje për përqindjen e madhe të papunësisë te të rinjtë të cilët largohen nga shteti, se shtat vjet nuk është zgjidhur problemi me falimentuesit, se u është shkurtuar në një vit e gjysmë kompensimi, personave të shpallur për tepricë teknologjike, ndërsa e rëndë ishte edhe gjendja në politikën sociale.

Secili prej ne përgjigjet para qytetarëve për atë që e bën, sepse ato në fund të ditës do të vlerësojnë se cili ka të drejtë dhe kush më së miri i mbron interesat e tyre, nëse ato që bojkotojnë ose ato që punojnë, theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski i pyetur për komentin e protestave të sotme të opozitës para Ministrisë me të cilën ai udhëheq.

“Derisa opozita proteston në disa muajt e kaluar, MPPS-ja dërgoi mijëra fëmijë në pushim dimëror pa pagesë, siguroi rekreim klimatik të banjës pa pagesë, për 120 mijë pensionistë të rinj. Derisa opozita proteston sollëm ligj me të cilin i rritëm pensionet dhe kompensimet sociale të fëmijëve pa prindër dhe filluam procedurë për punësime të 34 fëmijëve pa prindër. Qytetarët në fund të ditës duhet të vlerësojnë kush kontribuon për funksionimin e tyre më të mirë dhe kush ka të drejtë”, tha Ristovski.

Ai shtoi se e drejta e protestës dhe grevës ëdhtë legjitime, por, gjithashtu, tha se secili përgjigjet për sjelljet e tij dhe për rezultatet e arritura

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *