Home / Sport / Roben dërgon Bajernin në gjysmëfinalen e Kupës

Roben dërgon Bajernin në gjysmëfinalen e Kupës

Bajern Mynih i është bashkuar Fraiburgut, Volfsburgut dhe Shtutgartit si gjysmëfinalisti i katërt i Kupës së Gjermanisë, pasi ka mundur në “Allianz Arena” me rezultatin 1-0 fituesit në fuqi të trofeut, Borusia Dortmund.

Bavarezët e drejtuar nga Jup Heinkes kanë vazhduar dominimin e tyre në futbollin gjerman dhe e kanë treguar këtë me një ndeshje ku kanë dominuar në lojë dhe në raste, ndonëse kanë gabuar shumë para portës kundërshtare. Ndërkohë, Dortmund nuk ka arritur të rivalizojë me Bajernin dhe duhet thënë se porta e Nojer u rrezikua rrallëherë, edhe pse Klop kishte aktivizuar si zakonisht treshen Levandovski-Gëtze-Reus.
Kuptohet që pas kësaj fitoreje, Bajern është favorit për fitoren e këtij trofeu, ndërsa mbetet në garë për treshen historike, sepse edhe po kryeson i shkëputur në kampionatin gjerman si dhe është shumë pranë kalimit të turit në Ligën e Kampioneve.
Ndërsa Borusia Dortmund nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të mbrojë vendin e dytë në kampionat si dhe të përqendrojë forcat në Ligën e Kampioneve, ku deri tani ka bërë një paraqitje mëse të denjë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *